Ballina Aktualitet “Nuk na i ka treguar të gjitha”- E motra tregon marrëdhënien e...

“Nuk na i ka treguar të gjitha”- E motra tregon marrëdhënien e Liridonës me Naimin: Nuk është e vërtetë që kemi ditur një sekret

Motra e Liridona (Ademaj) Murseli ka treguar se 30-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj kanë qenë shumë të lumtur bashkë.

Ajo u shpreh se e ndjera nuk i ka treguar nëse ka pasur probleme me bashkëshortin, i cili dyshohet të jetë edhe porositësi i vrasjes së saj për 30 mijë euro.

Për emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, motra e 30-vjeçares u shpreh se mes çiftit nuk kishte xhelozi.

Motra e Liridonës: “Jetën e ka pasur shumë të lumtur me Naimin. Nuk është e vërtetë që kemi ditur një sekret, por nuk dimë asgjë. Do kishim folur sepse ne e mbrojmë motrën tonë.

Ne nuk e dimë që Naimi e kishte tradhtuar Liridonën, e kemi dëgjuar kohët e fundit. Ajo i ka mbajtur gjërat brenda, duam ta dimë me kë ka folur dhe çfarë ka folur.

Publicitet

Asnjëherë s’ka treguar sekrete me Naimin, për tradhti nuk kam dëgjuar. Unë kam qenë tek familja e burrit tim kur Liridona iku atë ditë për Prishtinë, nuk kanë pasur debat me njëri-tjetrin në syrin tonë, ishin duke mobiluar edhe shtëpinë.

Babai i Naimit, Shabani asnjëherë nuk i kanë nxjerrë nga shtëpia. Ata kanë jetuar veç, jo në një shtëpi.

Asnjë anëtar i familjes sonë s’ka pasur marrëdhënie intime me Naimin.

Kur ishin bashkë, ai ishte njeri i mbyllur, ka parë punën e vet. Nuk ka pasur asnjëherë xhelozi mes tyre. Ne s’dimë asgjë pse erdhi situata në këtë pikë, erdhi tek ne sepse shtëpia e tyre nuk ishte e mobiluar.”