Ballina Aktualitet Lajme Maqedonci: I tronditur nga vrasja e Liridona Ademajt, ndaj pjesëtarit të FSK-së...

Maqedonci: I tronditur nga vrasja e Liridona Ademajt, ndaj pjesëtarit të FSK-së do të veprohet në përputhje me rregulloren

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se është i tronditur nga rasti i vrasjes së Liridona Ademaj Murseli, shkruan Gazeta Express.

Ai foli edhe për arrestimin e pjesëtarikt të FSK-së, Kushtrim Kokalla. Ai tha se ndaj këtij pjesëtari do të veprohet në përputhje me rregullat e FSK-së.

“I tronditur kam përcjellur ngjarjen e fundit tragjike, atë të vrasjes së Liridona Ademaj. Ndërkohë që zhvillimet e fundit rreth zbardhjes së rastit kanë sjellur një situatë makabër në publik, para pak çastesh jam informuar për arrestimin e një pjesëtari të FSK’së në lidhje me rastin.

Të gjithë të përfshirët në rast duhet të marrin dënimin meritor ndërsa deri në zbardhjen e plotë të rrethanave, ndaj pjesëtarit të FSK’së do të veprohet në përputhje me rregulloret e FSK-së.

Ngushëllime familjes, të afërmve dhe gjithë qytetarëve të prekur nga vrasja e Liridona Ademajt!”, ka thënë ai.

Për vrasjen e saj deri më tani janë arrestuar tre persona, përfshirë edhe bashkëshortin, Naim Murseli. Ky i fundit e ka porositur vrasjen e saj. /Express/

@tn.lajmelokale
@tetovanews