Ballina Jetë & Stil Gruaja me gjysmë zemre në Itali sjell në jetë binjakë

Gruaja me gjysmë zemre në Itali sjell në jetë binjakë

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Një grua në Itali e cila ka lindur me gjysmë zemre ka sjellë në jetë fëmijë binjakë pak ditë më parë.

Agjencia e lajmeve ANSA raporton se binjakët kanë lindur në spitalin pediatrik Bambino Gesù në Romë me prerje cezariane.

Nëna e binjakëve ka lindur me zemrën që i mungon barkushja e djathtë, pjesa e muskulit të zemrës që shtyn gjakun në mushkëri për oksigjen. Është një sëmundje komplekse kongjenitale e zemrës që kërkon një sërë ndërhyrjesh korrigjuese brenda të vitit të parë të jetës.

Gruaja në fjalë i ishte nënshtruar një operacioni të vetëm në moshën 4 vjeçare për të ndërtuar një sistem qarkullimi alternativ, të quajtur Fontan, i cili e çon gjakun nga vena direkt në mushkëri, pa kaluar nëpër zemër, kusht që sjellin trupin në mbingarkesë të vazhdueshme, që kërkon trajtime dhe kontrolle gjatë gjithë jetës dhe që në 5% të rasteve çon në një transplant. /vizionplus.tv