Ballina Aktualitet Ndahet nga jeta Ragip Jashari, bashkëluftëtar i Adem Jasharit (VIDEO)

Ndahet nga jeta Ragip Jashari, bashkëluftëtar i Adem Jasharit (VIDEO)

Është ndarë nga jeta Ragip Jashari, njëri nga bashkëluftarët më të afërt të komandantit Adem Jashari. Lajmin e kanë të ditur familjarët e tij në rrjetin social në Facebook.

“Familjar, miq, bashkëlutëtarë,shokë e dashamirë me pikëllim te thellë ju njoftojmë se sot me (14.03.24) ka ndrru jetë axha, Ragip Jashari”, thuhet në njoftim.

Më poshtë mund të ndiqni një video që ka përgatitur “Klan Kosova”, me rrëfimin e Ragip Jasharit, kur pati treguar momentin e parë kur forcat serbe kishin rrethuar familjen Jashari.

Zyrtari i PDK-së, Sami Lushtaku ka njoftuar për vdekjen e ish-ushtarit të UÇK-së, Ragip Jashari.

“Me dhembje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit e kushëririt, Ragip Jashari. Ai ishte një prej burrave të veçantë, luftëtar lirie, njeri i dashur e i respektuar nga të gjithë dhe si të tillë do ta kujtojmë gjithmonë. Ngushëllimet më të thella familjes, miqve dhe dashamirëve! Pushoftë në paqe!”, ka njoftuar Lushtaku.

@tn.lajmelokale
@tetovanews