Ballina Aktualitet Tërmeti i madh godet Ballkanin/Autoritetet me detaje nga tërmeti që u ndje...

Tërmeti i madh godet Ballkanin/Autoritetet me detaje nga tërmeti që u ndje herët në mëngjes në Shkup, Tetovë e Gostivar

Tërmet me intensitet prej III-IV ballë sipas Shkallës sizmologjike evropiane-mesdhetare është ndjerë në orët e hershme të mëngjesit në Tetovë, Gostivar, Dibër, Kërçovë, Ohër, Strugë dhe Resnjë, ndërsa me intensitet prej III ballë në Shkup, Kumanovë dhe Veles.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 247 kilometra në veriperëndim të Shkupit, në Malin e Zi, me magnitudën lokale të Rihterit ML5.3, kumtoi Observatori sizmologjik pranë Fakultetit matematiko-natyror në Shkup.

Sipas të dhënave të deritanishme me të cilat disponon Observatori, tërmeti nuk ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Rrezikohet Shqipëria pas tërmetit në Mal të Zi? Sizmiologu: Lëkundjet u pasuan nga 35 pasgoditje

Sizmiologu Rrapo Ormëni, gjatë një lidhje live në edicionin e lajmeve të orës 12:00 në Top Channel tha se Shqipëria nuk rrezikohet pas tërmetit të ndodhur në Mal të Zi në orët e para të mëngjesit.

Ai u shpreh se nuk ka vend për panik, ndërsa theksoi se lëkundjet u ndjenë 3-4 ballë në qytetet e veriut të vendit dhe Tiranë.

“Nuk ka vend për panik, është ndjerë 3 deri 4 ballë në Shkodër dhe Tiranë, me këtë intensitet vetëm ndjehen dhe nuk ka vend për panik, i quajmë tërmete mesatare, është ndjerë fuqishëm sidomos në Mal të Zi, tërmete ka pasur 7 deri 8 ballë, janë të frikshëm, për arsye të cilësisë shkaktojnë dëme. Ky tërmet është shoqëruar me pasgoditje, mbi 35 pasgoditje, 2 deri 4 të shkallës rihter, energjia kryesore çlirohet, 20% e energjisë ngelet pa u çliruar, do të kemi çlirim që të shuhet plotësisht. Tërmeti është vetëm i ndjeshëm, tërmetet e tillë nuk janë të frikshëm edhe në vendet që bien, është karakteristikë, në 2022 ra një tërmet në Bosnje 20 prill 5.7 të shkallës rihter”, tha Ormëni.

Në orët e para të mëngjesit një tërmet i fuqishëm tronditi Malin e Zi, duke shkaktuar panik dhe frikë tek banorët. Tërmeti me mangnitudë 5.4 ndodhur në orën 4:06 minuta u pasua nga tërmete të tjera nga 3.5 në 1.5 ballë.

Lëkundjet u ndjenë në disa shtete, Serbi, Bosnje, Kroaci dhe vendin tonë. Në Shqipëri lëkundjet u ndjenë më shumë në qytetin e Shkodrës, Lezhës dhe Tiranës.

Instituti për Hidrometeorologji dhe Sizmologji (ZHMS) ne Malin e Zi , përmes një konference për mediat në orën 08:30 ka bërë të ditur detaje nga lëkundjet e tërmetit në këtë shtet.

Shefja e Departamentit për Analizë dhe Përpunim të të Dhënave Sizmologjike, Milena Tomanoviq, tha se tërmeti me magnitudë 5.4 ballë u pasua me 30 tërmete të mëvonshme nga 3.5 në 1.1.5 ballë. Tomnanoviq tha se nuk ka raportime nga terreni nëse ka pasur dëme të mëdha materiale.

Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter ka tronditur territorin e Malit të Zi në orën katër e gjashtë minuta. ZHMS bëri të ditur se epiqendra e tërmetit ishte pesë kilometra nga qyteti i Çaragjesë në komunën e Nikshiqit. Pika qendrore ishte në një thellësi prej 14 kilometrash. Instituti bën me dije se tërmeti mund të ketë shkaktuar disa dëme materiale në zonën epiqendrore. Tomanoviq tha se tërmeti ka ndodhur në zonën kufitare të Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës.

Instituti Sizmologjik në Malin e Zi: Tërmeti me magnitudë 5.4 ballë tronditi vendin, u pasua me 30 të tjerë

Në orët e para të mëngjesit një tërmet i fuqishëm ka ndodhur në Malin e Zi, duke shkaktuar panik dhe frikë tek banorët.

Tërmeti me mangnitudë 5.4 ndodhu në orën 4:06 minuta dhe u pasua nga 30 tërmete të mëvonshme nga 3.5 në 1.1.5 ballë. Lëkundjet u ndjenë dhe në Shqipëri, në qytetin e Shkodrës, Lezhës dhe Tiranës. Instituti për Hidrometeorologji dhe Sizmologji (ZHMS) ne Malin e Zi , përmes një konference për mediat në orën 08:30 ka bërë të ditur detaje nga lëkundjet e tërmetit në këtë shtet.

Shefja e Departamentit për Analizë dhe Përpunim të të Dhënave Sizmologjike, Milena Tomanoviq, tha se tërmeti me magnitudë 5.4 ballë u pasua me 30 tërmete të mëvonshme nga 3.5 në 1.1.5 ballë. Tomnanoviq tha se nuk ka raportime nga terreni nëse ka pasur dëme të mëdha materiale.

Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter ka tronditur territorin e Malit të Zi në orën katër e gjashtë minuta. ZHMS bëri të ditur se epiqendra e tërmetit ishte pesë kilometra nga qyteti i Çaragjesë në komunën e Nikshiqit. Pika qendrore ishte në një thellësi prej 14 kilometrash. Instituti bën me dije se tërmeti mund të ketë shkaktuar disa dëme materiale në zonën epiqendrore. Tomanoviq tha se tërmeti ka ndodhur në zonën kufitare të Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës.

@tn.lajmelokale
@tetovanews