Ballina Aktualitet Presidenti Pendarovski viziton Vezë Sharri & Lecker (FOTO)

Presidenti Pendarovski viziton Vezë Sharri & Lecker (FOTO)

Sot, më 04.03.2024, Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, zotëri Stevo Pendarovski, zhvilloi një vizitë pune në kompanitë e grupit tonë, thuhet në njoftimin e Vezë Sharri & Lecker.

Gjatë vizitës u diskutua për gjendjen aktuale në ekonomi dhe pritshmëritë në periudhën në vijim, me referencë të veçantë për prodhimin primar bujqësor, prodhimin ushqimor dhe energjinë.
Zotëri Arben Abdurahmani prezantoi investimet e reja dhe të planifikuara për të ardhmen e grupit. Krahas kësaj, Presidenti u interesua edhe për gjendjen me fuqinë punëtore në vend dhe pritshmëritë e komunitetit të biznesit. U diskutua edhe për situatën në bujqësi, masat e marra dhe mbështetjen e dhënë nga Qeveria në lidhje me prodhimin e produkteve primare bujqësore dhe rritjen e prodhimit ushqimor.

Gjithashtu u diskutua për situatën në sektorin e energjisë, si në vendin tonë ashtu edhe në nivel global, me vëmendje të veçantë për prodhimin e energjisë elektrike të gjelbër dhe mundësitë për rritjen e mënyrave të pranueshme mjedisore të prodhimit të energjisë në vendin tonë.

Me këtë rast, dëshirojmë të falënderojmë Presidentin e Republikës për kohën që ka marrë për të vizituar objektet tona prodhuese dhe mundësinë që na dha për të dëgjuar drejtpërdrejt mendimet tona në lidhje me situatën aktuale ekonomike në vendin tonë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews