Ballina Aktualitet Tetovë, shënohet Dita e Komunës (FOTO+VIDEO)

Tetovë, shënohet Dita e Komunës (FOTO+VIDEO)

Me mbledhjen solemne të Këshillit Komunal, Komuna e Tetovës e Shënoi ditën e komunës, raporton Portalb.mk.

Në këtë ceremoni u ndanë mirënjohje për personalitete nga fusha të ndryshme, të cilët kanë dhënë kontribut në profesionin e tyre për qytetin dhe komunën.

Me rastin e shënimit të kësaj dite, kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami theksoi se 3 Marsi është një ditë shumë e rëndësishme për qytetarët e Tetovës, sepse nga ajo ditë ata vendosin për qytetin e tyre, për veten e tyre, zgjedhin ekipin që do t’i drejtojë për katër vite

“Dita e komunës është një festë e demokracisë dhe e hapjes përmbajtësore ndaj qytetarëve. Është një festë që shënon angazhimin e përbashkët qytetar në kultivimin e vlerave demokratike, të transparencës, llogaridhënies dhe pjesëmarrjes së gjithë aktorëve shoqërorë në krijimin politikave publike për të mirën e gjithë qytetarëve”, tha Kasami.

Ndryshe, më 3 mars të vitit 1991, u formua këshilli i parë komunal shumë partiak i Komunës së Tetovës, duke i hapur rrugë kështu përfaqësimit qytetar në institucionet lokale.

@tn.lajmelokale
@tetovanews