Ballina Top Lajm Aksidenti tragjik në Peshkopi, gruaja që ndërroi jetë ishte infermiere në Spitalin...

Aksidenti tragjik në Peshkopi, gruaja që ndërroi jetë ishte infermiere në Spitalin Rajonal të Dibrës! Kolegët shprehin ngushëllimet: Shembull i vërtetë i profesionalizmit dhe përkushtimit

Gruaja që humbi jetë në aksidentin tragjik sot në Peshkopi ishte një infermier në Spitalin Rajonal të Dibrës. Vetë spitali ka shprehur ngushëllimet për humbjen e Arta Çerës.

Institucioni shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe kolegët e saj, ndërsa nënvizon se stafi i Spitalit Rajonal Dibër do të qëndrojë pranë familjes në këto momente të vështira.

Reagimi:

Me hidhërim të thellë njoftojmë se si pasojë e një aksidenti të rëndë automobilistik është ndarë nga jeta kolegja jonë e dashur dhe e përkushtuar, Arta Çera.
Si një infermiere e shkëlqyer në pavionin e reaminacionit, ajo ishte një shembull i vërtetë i përkushtimit, humanizmit dhe profesionalizmit në çdo hap të punës së saj të përditshme.
Spitali Rajonal Dibër i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, të afërmve, miqve dhe kolegëve.
Stafi i Spitalit Rajonal Dibër jemi të gjithë me ju në këto ditë të vështira dhe ju sigurojmë për mbështetjen tonë të plotë.
Qoftë i paharruar kujtimi i saj!

Tetova News në YouTube: