Ballina Aktualitet Erdhi me pushime në Tiranë, hekuri i lulishtes shpërfytyron turisten spanjolle

Erdhi me pushime në Tiranë, hekuri i lulishtes shpërfytyron turisten spanjolle

Një çift turistësh nga Spanja, që kishin zgjedhur Tiranën si destinacionin e tyre të pushimeve, janë përballur me një incident të rëndë vetëm pak orë pas mbërritjes.

Gjatë një shëtitjeje në një nga lulishtet në zemër të kryeqytetit, gruaja ka pësuar një aksident të rëndë si pasojë e një cope hekuri në tokë duke përfunduar me plagë serioze në fytyrë dhe këmbë.

Pasi ka marrë ndihmën e parë nga ekipi i ambulancës, gruaja është dërguar menjëherë në spital ku i është nënshtruar disa ndërhyrjeve kirurgjikale pasi dëmet në fytyrë kanë qenë të rënda.

Pronarja e banesës ku po qëndronin turistët ka ndarë lajmin me shqetësim të thellë, duke theksuar se është e papranueshme që në vitin 2025, qytetarët dhe vizitorët të rrezikojnë jetën duke ecur në lulishte.

Kjo ngjarje ngrit pyetje serioze mbi sigurinë publike në qytet dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike pasi për shkak të papërgjegjshmërisë së institucioneve përgjegjëse turistët po dëmtohen dhe humbasin pushimet e tyre.

Mesazhi i pronares së banesës:

Pershendetje! Nje cift turistesh nga Spanja qe kane marre shtepine time me qera per dy net ne Tirane, kane pesuar aksident dhe kane perfunduar ne spital me plage te renda ne fytyre edhe kembe, si pasoje e nje hekuri te dale ne nje nder lulishtet ne Qender te qytetit. Kjo eshte cmenduri, te ecesh ne lulishte dhe te te rrezikohet jeta. Nuk e di kush jep llogari per kete fatkeqesi qe i ndodhi zonjes te ciles iu shperfytyrua fytyra dhe iu prishen komplet pushimet ne Shqiperi qe sa i kishin filluar. Poshte po dergoj dokumentim te mesazheve tona dhe foto te gjendjes se saj pas operimeve.