Ballina Lajme ASH dhe Ilir Demiri japin mbështetje të fuqishme Bajram Rexhepit për Tetovën

ASH dhe Ilir Demiri japin mbështetje të fuqishme Bajram Rexhepit për Tetovën

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Kandidati i AKI-së për Tetovën, Bajram Rexhepi, po forcohet çdo ditë e më shumë. Ai po merr mbështetje të madhe nga intelektualë, bizneset, shoqëria civile dhe qytetarët.

Sot, Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës, së bashku me Ilir Demirin, i kanë dhënë mbështetje të fuqishme Bajram Rexhepit për garën e tetorit në Tetovë.

Vetë Rexhepi, përmes një postimi, ka treguar bashkëpunimin e tij me njerëz të angazhuar për Tetovën.
“Me Dr. Ilirin, Vjollcën, Iliren, Tironin, Blerimin dhe Norën në kafen e pasdites! Punët më të mira për Tetovën i bëjmë vetëm kur jemi #Bashkë.” ka shkruar Bajram Rexhepi.

Nga ana tjetër, vlen të theksohet se edhe disa anëtarë të Akademisë Shqiptare e kanë braktisur Bilall Kasamin dhe i janë bashkuar Bajram Rexhepit.