Ballina Kronika E trishtë: Sot i jepet lamtumira e fundit 24-vjeçares që u plagos...

E trishtë: Sot i jepet lamtumira e fundit 24-vjeçares që u plagos në poligonin e qitjes “Fazani – S” në Prishtinë dhe vdiq në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës

Mediat raportuan sot për një ngjarje tronditëse që ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, ku një e re ka humbur jetën tragjikisht në poligonin e qitjes “Fazani-S”.

Siç mësoi Sinjali, viktima është identifikuar si Lindore Sejdiu, 24-vjeçare, e cila rreth orës 19:20 është plagosur me armë zjarri në pjesën abdominale.

Ajo është dërguar me urgjencë në QKUK, por përkundër përpjekjeve të mjekëve, rreth orës 22:00 ka ndërruar jetë.

E reja Sejdiu, do të varroset sot pas namazit të Ikindisë, në varrezat e Uglarit.

“Lajmërim Varrimi

Tetova News në YouTube:

Me dhimbje të madhe njoftojmë se motra jonë e dashur Lindore sejdiu ndërroi jetë

Varrimi do të bëhet sot pas namazit të Ikindisë, në varrezat e Uglarit

Të gjithë familjarët, miqtë dhe dashamirët ftohen të marrin pjesë në përcjelljen e saj për në shtepin e fundit”, thuhet në njoftimin e familjarve.

U plagos në poligon, vdiq në QKUK, Policia jep detaje për rastin e 24-vjeçares në Prishtinë

Policia e Kosovës, ka konfirmuar se një 24-vjecare me inicialet L.S. është plagosur mbrëmë në një poligon të qitjes në Prishtinë.

Sipas policisë, e ndjera ishte dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ku edhe ka vdekur, transmeton Zeri.info.

Për këtë rast është arresutar një zyrtar përgjegjës i poligonit i cili është ndaluar për 48 orë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Humb jetën një person, në një poligon në Prishtinë

Mbrëmë rreth orës 19:30, është raportuar se në një poligon në rrugën “Dritan Hoxha “në Prishtinë, një femër është plagosur me armë zjarri.

Menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, nga ku rreth orës 22:00 është konfirmuar vdekja e viktimës femër, L.S, 24 vjeçare.

Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

Në kuadër të hetimeve, është arrestuar një zyrtar përgjegjës i poligonit dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, i cili me urdhër të prokurorit është iniciuar Vetëvrasje, Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm me pasojë vdekjen.