Ballina Kronika Hyri ilegalisht dhe u kap duke grabitur në biznese, riarrestohet shqiptari në...

Hyri ilegalisht dhe u kap duke grabitur në biznese, riarrestohet shqiptari në Itali

Një 26-vjeçar shqiptar u arrestua në Treviso. Ai u dënua me mbi dy vjet e gjysmë burg për akuzën e vjedhjes. Ai kishte hyrë në Itali në mënyrë të paligjshme, pasi ishte dëbuar edhe në vitin 2022.

Edhe pse nuk duhet të kthehej më në Itali, ai ka hyrë si klandestin, për t’u përfshirë përsëri në aktivitet të paligjshëm. Ndaj tij rëndon dënimi për krime që datojnë që nga viti 2020. Akuzat përfshijnë rezistencë ndaj një zyrtari publik, dëmtim të rëndë dhe vjedhje të rëndë.