Ballina Kronika Pëson arrrest kardiak në timon, makina përfundon në kanal, vdes 60 vjeçari...

Pëson arrrest kardiak në timon, makina përfundon në kanal, vdes 60 vjeçari në Fier

Një ngjarje tragjike është shënuar mëngjesin e sotëm në fshatin Kallm i Vogël, ku rreth orës 09:40, është gjetur i pajetë në automjetin e tij shtetasi B. B., 60 vjeç, banues në të njëjtin fshat.

Sipas informacionit paraprak, viktima është gjetur nga familjarët buzë rrugës, ndërsa dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur rrethanat dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.