Ballina Kronika Aksident i rëndë në Kukës, dy të rinjtë në gjendje kritike pas...

Aksident i rëndë në Kukës, dy të rinjtë në gjendje kritike pas përplasjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Kukësit, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me disa makina të parkuara, duke përfunduar disa metra më poshtë. Ngjarja ka ndodhur në një zonë të frekuentuar të qytetit dhe ka shkaktuar shqetësim tek kalimtarët dhe drejtuesit e mjeteve të tjera.

Në mjet ndodheshin dy të rinj, një 22-vjeçar dhe një 17-vjeçar. Ata u dërguan menjëherë në spitalin e Kukësit për ndihmë mjekësore, por gjendja e tyre ka rënduar. 22-vjeçari është nisur drejt spitalit të Prizrenit për ndihmë më të specializuar, ndërsa 17-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda dhe ndodhet në gjendje kritike për shkak të hemorragjisë së brendshme në kokë dhe dëmtimeve të organeve të brendshme.

Në këto momente, 17-vjeçari është transferuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim intensiv për shpëtimin e jetës. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërkohë që autoritetet po monitorojnë zhvillimet në lidhje me gjendjen e të rinjve të aksidentuar.