Ballina Bota Deputetja finlandeze: Kam punuar si prostitutë kur isha 16 vjeç

Deputetja finlandeze: Kam punuar si prostitutë kur isha 16 vjeç

Deputetja e së majtës finlandeze Anna Kontula ka habitur të gjithë kur konfirmoi në një intervsitë për median lokale “Helsingin Sanomat” se kishte punuar si punonjëse seksi në moshë të mitur.

Në vitin 1993, Kontula – e cila në atë kohë ishte vetëm 16 vjeçe – vendosi një reklamë me dy rreshta në gazetën e qytetit “Tamperelainen”. Reklama thoshte se “një grua e re ka nevojë për para dhe kërkon aventura”. Kontula tregon se në atë kohë ishte në vështirësi financiare.

Anna Kontula - Alchetron, The Free Social Encyclopedia

Ajo thotë se mori shumë përgjigje dhe zgjodhi klientët më premtues. Sipas deputetes, fantazia më e zakonshme mes klientëve ishte si të shijonin seksin.

Kansanedustaja Anna Kontula on Pispalassa kasvanut kommunisti, joka saa lisätuloja sijoitusasunnoistaan – ”En voi mennä toiseen aikaan” | Uusi Suomi

Tetova News në YouTube:

Kontula thotë se nuk është përballur kurrë me dhunë fizike apo kërcënime. Megjithatë ajo pranon se ka pasur situata të neveritshme dhe të pakëndshme.

Anna Kontula kertoo, miksi ei enää asetu ehdolle eduskuntavaaleissa | HS.fi

Anna Kontula nuk ka ndërmend të kandidojë më për deputete në zgjedhjet e ardhshme. Ajo është anëtare e Parlamentit prej 4 mandatesh. Ajo u zgjodh për mandatin e saj të parë në vitin 2011. ©LAPSI.al