Ballina Kronika E rëndë: Këta janë viktimat e aksidentit tragjik në Astrazub të Malishevës

E rëndë: Këta janë viktimat e aksidentit tragjik në Astrazub të Malishevës

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Astrazub të Malishevës, ku për pasojë kanë humbur jetën dy qytetarë nga Komuna e Rahovecit, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Viktimat janë nga familjet Popaj nga fshati Fortesë dhe Krasniqi nga fshati Krushë e Madhe.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka reaguar pas aksidentit tragjik që ndodhi sot në fshatin Astrazup, ku dy qytetarë nga Komuna e Rahovecit humbën jetën dhe dy të tjerë mbetën të lënduar.

Në një postim në Facebook, Kastrati ka shprehur dhimbjen dhe solidaritetin e tij me familjet e prekura nga kjo fatkeqësi.

Tetova News në YouTube:

“Me dhimbje të madhe morëm lajmin për aksidentin e sotëm tragjik në fshatin Astrazup të Malishevës, ku humbën jetën dy qytetarë nga komuna e Rahovecit dhe u lënduan dy të tjerë. Në emër të Komunës së Malishevës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave, familjen Popaj nga fshati Fortesë dhe familjen Krasniqi nga fshati Krushë, dhe uroj shërim të shpejtë për të lënduarit”, u shpreh Kastrati.