Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka zbardhur rastin ku, gjatë ditës së djeshme (03.09.2025), në Tetovë u sulmuan fizikisht dy të mitur. Më 03.09.2025, në orën 22:30, në „Rrugën e Prilepit“ në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë ndaluar personin me inicialet N.Ç. (20 vjeç) nga Tetova, ndërsa më 04.09.2025, në ora 12:10, në „Rrugën e Ilindenit“, është ndaluar edhe D.D. (23 vjeç) nga fshati Radiovcë. Gjithashtu, është zhvilluar bisedë zyrtare me 16 të mitur.
Ata dyshohen se rreth orës 18:00, në Rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, në grup, kanë sulmuar fizikisht një 17-vjeçar dhe një 15-vjeçar, të dy nga fshati Dobrosht, komuna e Tearcës, të cilët ishin duke dalë nga shkolla e mesme. Sipas kallëzimit të bërë nga prindërit e tyre, Q.E. (50) dhe H.I. (43) nga Dobroshti, djemtë e tyre kanë qenë bashkë me një të mitur tjetër, i cili ka arritur të ikë nga vendngjarja. Anëtarët e grupit dyshohet të kenë qenë tifozë të një klubi futbolli nga Tetova.
Pas sulmit, dy të miturit janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Klinik të Tetovës. Pas dokumentimit të rastit, në bashkëpunim me prokurorin publik, ndaj sulmuesve do të ngriten kallëzime përkatëse.















