Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Alpet e Shqipëriisë, ku një turist hollandez humbi jetën gjatë një ekskursioni malor mes Thethit dhe Valbonës. Turisti, i cili ishte pjesë e një grupi turistik, ka rrëshqitur dhe ka rënë në një terren të thepisur, duke ndërruar jetë në vend. Miqtë e tij, pas ngjarjes, kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës për të kërkuar ndihmë.
Menjëherë pas alarmit, u mobilizuan Policia e Shtetit, ekipet e kërkim-shpëtimit malor, staf mjekësor si dhe një helikopter nga Tirana, për të lehtësuar ndërhyrjen në zonën e vështirë malore.
Në operacion morën pjesë edhe specialistë nga Shqipëria dhe Kosova, si pjesë e bashkëpunimit rajonal për situata emergjente. Federata Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor dërgoi një ekip profesionistësh nga Valbona, ndërsa në ndihmë u angazhua edhe një ekip nga Federata e Bjeshkatarisë së Kosovës.
Për shkak të terrenit të vështirë dhe kushteve të natyrës, operacioni ka zgjatur disa orë, duke përfunduar rreth orëve të para të mëngjesit.
Ky incident tragjik ka tronditur jo vetëm familjen e turistit, por edhe komunitetin turistik që viziton këtë zonë të bukur alpinistike. Autoritetet janë angazhuar për hetimin e shkaqeve të ngjarjes dhe për të marrë masa për sigurinë e vizitorëve në zona të tilla malore.
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Privacy Policy
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email















