Ballina Aktualitet Demant për opinionin publik nga Husein Rizai

Demant për opinionin publik nga Husein Rizai

Në lidhje me informacionet e pasakta që kanë qarkulluar në opinion lidhur me ekspropriimin – shpronësimin e një pjese të pronës sonë për ndërtimin e bulevardit të ri “Vidoe Smileski Bato” në Tetovë, ne, të nënshkruarit pronarë të parcelës kadastrale nr. 5734, me sipërfaqe të përgjithshme 4162 m², e evidentuar në K.O. Tetovë – Jashtë Qytetit, sqarojmë si më poshtë:
Më 12.09.2023, pranë Drejtorisë për Çështje Pronësore-Juridike – Njësia Rajonale për Procedura Administrative të Shkallës së Parë në Tetovë, u mbajt një procesverbal lidhur me çështjen e ekspropriimit – shpronësimit të një pjese të kësaj prone për realizimin e planit urbanistik, hapjen e ndërtimit të bulevarit që është interes publik, e mirë e përgjithëshme.
Ekspropiimi sipas ligjit pozitiv të Maqedonisë së Veriut dhe të çdo ligji ndërkombëtar pronarët kanë të drejtë kompensimi.
Nga kjo parcelë, është formuar parcela e re KP nr. 5734/3 me sipërfaqe 687 m², e cila i përket pronësisë së personave: Husein Rizai, Xhelal Rizai, Suzana Akilah, Lutfije Rizai, Drita Arifi. Ky dokumentim zyrtar dëshmon se procesi është zhvilluar në përputhje me procedurat ligjore dhe me pjesëmarrjen e të gjithë bashkëpronarëve ose përfaqësuesve të tyre të autorizuar.
Çdo interpretim tjetër që paraqitet në publik ndryshe nga faktet e mësipërme, nuk korrespondon me të vërtetën dhe është i pabazë. Ne nuk jemi antarë të asnjë partie politike dhe nuk duam të keqpërdoremi në fushatën elektorale të asnjë subjekti politik. I dënoj si tendencioze informacionet për të ma njollosur emrin tim sikur të isha pjesë e fushatës së publikimit të emrave me honoraret e të punësuarëve në Komunën e Tetovës që po qarkullojnë në opinion.
Ftoj të gjithë ata që kanë interes të sinqertë për të kuptuar të vërtetën, që të kërkojnë informacione zyrtare nëpërmjet institucioneve përkatëse. Çdo koment apo akuzë që del jashtë këtyre fakteve është spekulim i pastër dhe i pabazë.
Të gjithë kemi të drejtë të pyesim, por jo të shpifim.
E vërteta nuk ka nevojë për zhurmë, ka dokumente.
P.S.
Personat dhe portalet që pa fije kulture gazetereske nxjerrin lajme të pa investiguar duhet të kěrkojně falje publike, përndryshe do të ndiqen penalisht me padi civile dhe penale, para gjykatês kompetente!