Shkëndija ka humbur derbin përballë Vardarit, me skuadrën nga kryeqyteti që fitojë me rezultat 1:0 në Tetovë në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 10-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Golin e vetëm të ndeshjes dhe të fitores për Vardarin e shënoi David Babunski në minutën e 49-të kur ishte i saktë nga penalltia. Deri në fund kuqezinjtë e trajnerit Jeton Beqiri tentuan të barazojnë rezultatin, madje Besart Ibraimi arriti të dërgoj topin në rrjetë, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje. Me këtë triumf Vardari merr kryesimin e renditjes me 24 pikë, teksa Shkëndija mbetet në vendin e katërt me 21 pikë. Kjo ishte ndeshja e fundit e xhiros së 10-të në elitë, teksa xhiroja e radhës në program është me 29 tetor.
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Privacy Policy
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email















