Ballina Kronika Bie aksidentalisht në pus, humb jetën gruaja në Sarandë

Bie aksidentalisht në pus, humb jetën gruaja në Sarandë

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë referuar materialet për vlerësim, pasi më datë 18.11.2025 është gjetur pa shenja jete shtetasja M. B., 71 vjeçe, në një pus të ndodhur në oborrin e banesës së saj në fshatin Metoq, Sarandë.

Nga veprimet paraprake dyshohet se e moshuara është rrëzuar aksidentalisht. Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

71-vjeçarja e gjetur e pajetë është Maria Beqiraj, e cila u gjet nga e bija, pasi kishte disa orë që kërkohej nga familjarët