Ballina Sport Darka me princin bin Salman në Shtëpinë e Bardhë, Ronaldo publikon foto...

Darka me princin bin Salman në Shtëpinë e Bardhë, Ronaldo publikon foto krah Elon Musk, Infantinos dhe presidentit të OpenAI

Në një foto të Kristiano Ronaldos, realizuar gjatë darkës së mbrëmshme në nder të princit Mohamed bin Salman të Arabisë Saudite, u shfaqën së bashku figura të fuqishme nga politika, biznesi dhe sporti.

Fotografia rikujtoi për shumëkënd “selfie-n” e famshme të Oscars 2014, e cila përfshiu yjet më të mëdhenj të showbiz-it.

Në imazh, Ronaldo pozon me partneren e tij, Xhorxhina Rodriguez (poshtë djathtas), Elon Musk, i cili pas një kohe të gjatë u shfaq në Shtëpinë e Bardhë, presidentin e FIFA-s Gianni Infantino, si dhe ministrin amerikan të Tregtisë, Howard Lutnick (i katërti nga e majta).

Të pranishëm janë gjithashtu drejtuesi i Shtëpisë së Bardhë për inteligjencën artificiale dhe kriptomonedhat, David Sacks (i treti nga e majta), si edhe presidenti dhe bashkëthemeluesi i OpenAI, Greg Brockman (pas djathtas).