Deputeti i Aleancës për Shqiptarët i Ziadin Selës, Ilir Demiri duket se do t’i ndajë rrugët me këtë parti.
Ai, deri te Kuvendi, ka dërguar njoftim ku bën të ditur se do të veprojë si deputet i pavarur.
Njoftimi, deri te i cili ka rritur TV21, i cili tashmë është arkivuar nga shërbimet kuvendore, mban datën e 26 nëntor 2025.

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, nga krahu i Ziadin Selës, Ilir Demiri, ka konfirmuar se në periudhën në vijim do të veprojë si deputet i pavarur në Kuvend, për të hapur rrugën drejt një rigrupimi më funksional të opozitës shqiptare.
Sipas burimeve nga Kuvendi dhe dokumentit të siguruar nga Agjencia e lajmeve Zhurnal e të dorëzuar në Kuvend nga ana e deputetit Ilir Demiri, nismës së Demirit për krijimin e një blloku të koordinuar opozitar pritet t’i bashkohen edhe deputetë nga subjekte të tjera opozitare, të cilët e vlerësojnë këtë hap si mundësi për rritjen e fuqisë politike dhe institucionale të opozitës në vend.
Nisma e tij po shihet si lëvizje e rëndësishme që mund të sjellë energji të re në skenën politike dhe të krijojë balancë më të fortë në raport me pushtetin aktual, ndërsa në ditët në vijim priten zhvillime të reja dhe zyrtarizime nga deputetë të tjerë që pritet të mbështesin këtë proces./Zhurnal
















