Ballina Kronika Kjo është 25 vjeçarja nga Gjakova qe u gjet e vdekur në...

Kjo është 25 vjeçarja nga Gjakova qe u gjet e vdekur në Tetovë

Është gjetur pa shenja jete trupi i një 25-vjeçare nga Kosova, e cila ishte studente në Tetovë.

Burimet e portalit Arbresh.info bëjnë me dije se viktima është Daorsa Spahija.

E ndjera ishte studente e vitit të fundit në master.

Dyshimet e para janë se viktima ka kryer vetëvrasje.

Nga raportimet në mediat vendore atje, bëhet me dije që në vendin e ngjarjes janë gjetur disa barna, ndërkaq bëhet me dije se organet e rendit janë në kërkim se a ka persona të tjerë të përfshirë./Arbresh.info

Tetova News në YouTube:

Rastin e ka konfirmuar edhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup, e cila përmes një postimi në Facebook, tha se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet maqedonase.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup është njoftuar para pak orësh nga Policia Rajonale e Tetovës se sot, rreth orës 18:00, në një lagje të këtij qyteti është gjetur pa shenja jete një shtetase e Republikës së Kosovës. Ambasada ka vendosur menjëherë kontakt me autoritetet relevante policore dhe po e ndjek nga afër zhvillimin e rastit”, thuhet në njoftimin e ambasadës.