Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje në Tetovë ku është gjetur pa shenja jete 25-vjeçarja nga Kosova, Daorsa Spahiu. Raportohet se ajo ka qenë studente në Tetovë. Prokuroria Themelore kanë deklaruar se të dhënat e para nuk japin indikacione për vepër penale, në lidhje me ngjarjen në Tetovë.
Prokuroria Themelore kanë deklaruar se të dhënat e para nuk japin indikacione për vepër penale, në lidhje me ngjarjen në Tetovë të 25-vjeçares nga Kosova e cila u gjet e vdekur.
Ata thonë se janë intensifikuar hetimet dhe do të merren masa deri në zbardhjen e plotë të rastit.
“Prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike në Tetovë dje ka kryer ekspertizë në vendin ku është gjetur trupi i pajetë i një gruaje të re, si edhe në banesën me qira ku ajo kishte qëndruar. Po ndërmerren të gjitha veprimet për të hetuar shkaqet e vdekjes me kontrolle dhe ekspertiza të detajuara në vendngjarje, ndonëse të dhënat fillestare dhe gjurmët në terren nuk tregojnë se bëhet fjalë për vdekje si pasojë e një vepre penale”.
“Megjithatë, është urdhëruar obduksioni, do të merren në pyetje disa persona, ndërsa prokuroria dhe të gjitha organet hetimore po veprojnë intensivisht për të sqaruar shkaqet”, thonë nga Prokuroria.

Universiteti i Tetovës shpreh ngushëllime për vdekjen e Daorsa Spahija: Nuk humbëm vetëm një studente, humbëm një njeri të dashur
Universiteti i Tetovës ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të studentës së tyre Daorsa Spahija.
Në njoftimin e bërë publik, universiteti shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe miqtë e saj, duke i ftuar të gjithë ta kujtojnë me dashuri dhe mirënjohje.
“Humbja e Daorsës na prek thellë, jo vetëm si kolegë, por si një komunitet i tërë. Nuk humbëm vetëm një studente, humbëm një njeri të dashur, një jetë të re plot mundësi dhe një rrugëtim që duhej të vazhdonte. Dhimbja është e madhe, e heshtur dhe e vështirë të shprehet me fjalë.
Në këto momente të rënda, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen e saj, të afërmit, miqtë. Le ta kujtojmë Daorsën me dashuri dhe me mirënjohje për kohën që patëm mundësinë ta kemi pranë nesh”, shkroi UT.



















