Ballina Aktualitet Ndarja nga jeta e profesorit dhe veprimtarit Liman Kurtishi, telegram ngushëllimi nga...

Ndarja nga jeta e profesorit dhe veprimtarit Liman Kurtishi, telegram ngushëllimi nga Universiteti i Tetovës, mesazhet prekëse nga familjarët dhe të njohurit dhe biografia e plotë

Ndërroi jetë Liman Kurtishi, profesori dhe veprimtari që dha kontribut në themelimin e Universitetit të Tetovës. Lamtumira e fundit iu dha dje në varrezat e fshatit Sellcë.

Liman Kurtishi është i lindur në f. Sellcë, Komuna e Tetovës. Arsimin fillor e ka kryer në fshatin e lindjes (në SHF “Rilindja”) dhe në shkollën fillore “Istigball” në Tetovë, ku e ka përfunduar edhe shkollën e mesme në gjimnazin “Kirill Pejcinoviq”. Në vitet 1972-77 (me një ndërprerje njëvjeçare për shkaqe shëndetësore) studioi në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, ku
pas diplomimit e mori edhe thirrjen shkencore “Magjistër i shkencave ekonomike”.
Në periudhën 1978-1988 punoi si professor i lëndëve ekono- mike në Shkollën e Mesme Teknike “Mosha Pijade” -Tetovë, prej ku – për shkak të vazhdimësisë së praktikimit të evidences pedagogjike në gjuhën shqipe, si dhe për shkak të mbajtjes së mësimit në gjuhën shqipe në të ashtuqua- jturat” paralele të përziera” – në fillim të vitit kalendarik 1988 u përjashtua nga puna. Nga kjo kohë e deri në pranverën e vitit 1989 u vetëdekdis kah sytë këmbët si punëtor krahu, për të siguruar mirëqenien familjare: më 1989-1991 do të punojë si përfaqësues tregtar me shumicë në Ndërmarrjen Shtetërore “Banjat e Kllokotit” – Viti, më pas, në vitet 1991-1992, ka punuar si përfaqësues tregtar me shumicë në Ndërmarrjen Private “Drithniku” në Lipjan. Në po këtë periudhë kohore ka qenë edhe shef kontabiliteti në disa ndërmarrje, si: “Dajti”, “Nektar”, “Skampa”, “Uskana”, “Marketeksport” etj.

Libri i z. Liman Kurtishi eshtë një vepër; fryt i punës shumëvjeçare dhe vetëmohuese të rij!
Libri ka vlera historike dhe arkivore për shkak të publikimi të disa dhjetëra tabelarë, proces verbalë, faksimilë, deklarata, fatura…!

Gjatë viteve 1992-1997 e ka ushtruar detyrën e nënk- ryetarit në Kuvendin e Komunës së Tetovës. Nga janari e deri më 31 gusht 1998 e ka kryer detyrën e këshilltarit për veprimtari shoqërore në Kuvendin Komunal të Tetovës, ndërsa nga shtatori 1998 e deri në mars 1999 ka qenë professor i lëndëve ekonomike në shkollën e mesme “8 Shtatori” në Tetovë, një detyrë të cilën e ka ushtruar në këtë shkollë të mesme edhe në periudhën kohore 2008-2019. Në periudhën mars 1999 – qershor 2000 ka qenë zëvendësdrejtor i Drejtorisë së të Hyrave Publike të RM-së. Krahas detyrave publike e private paraprake, vullnetarisht dhe pa kompensim financiar e ka kryer detyrën e shefit të kontabilitetit në Universitetin e Tetovës që nga themelimi
e deri në prill të vitit 1998. Këtë funksion e ka kryer edhe dy here të tjera, përkatësisht nga prilli i vitit 2002 e deri në kohën e legalizimit të UT-së, në vitin 2004, si edhe në periudhën kohore korrik – nëntor 2009.
Nga viti 2005 e deri më 2019 e ka ushtruar edhe funksionin e anëtarit të jashtëm në Këshillin Mbikëqyrës në Bankën Popullore të RM-së.
Pas pensionimit, herë-herë banoi në qytetin e Tetovës, por kryesisht jetoi në f. Llacë (pranë Kalasë së Tetovës).

Fshati Llacë

Telegram ngushëllimi nga Universiteti i Tetovës

Të nderuar,
me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të njohur dhe profesorit të nderuar, Liman Kurtishi.

Përveç veprimtarisë së tij politike dhe atdhetare, ai dha kontribut të çmuar për themelimin e Universitetit të Tetovës në vitin 1994, si dhe në avancimin e arsimit shqip në tërësi.
Kontributi i tij i vyer, në aspektin politik dhe intelektual, ishte i pazëvendësueshëm.

Ai do të kujtohet gjithmonë si atdhetar i palëkundur, veprimtar i përkushtuar kundër çdo tendence diskriminuese ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë.

Mbi të gjitha, profesor Limanin, do ta kujtojnë me respekt të thellë studentët, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij, si një intelektual vizionar e këmbëngulës për të drejtat dhe liritë kombëtare.
Në këto momente të vështira, u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes, miqve, bashkëpunëtorëve dhe mbarë opinionit publik.

I përjetshëm qoftë kujtimi i Tij!

Rektori
Prof. Dr. Jusuf Zejneli

Takimi i fundit me Liman Kurtishin , në promovimin e librit të tij!
Prehu në paqë z.Liman Kurtishi, se ju misionin e kryet me nder!
Ngushllime familjes , zonjës Ramie dhe fëmijve Liburnit dhe Rugovës!
Ai ka lënë veprimtari të denjë dhe z’do harrohet kur!
Vorrimi bëhet sot pas ikindisë në fshatin Sellcë!

Ju njoftojmë se është ndarë nga jeta profesori dhe kolegu ynë, Liman Kurtishi, i cili për shumë vite ka qenë pjesë e stafit arsimor në SHMEK “8 Shtatori”.
Kontributi i tij do të mbetet gjithmonë i çmuar.
Ngushëllime të sinqerta familjes dhe të gjithë të afërmve.
Qoftë i nderuar kujtimi i tij.
Varrimi do të bëhet sot, pas faljes së Iqindise ne varrezat e fshatit Sellcë
Me dhimbje te thellë, ju njoftojme se sot u nda nga jeta vëllau Liman Kurtishi, varrimi do të bëhet sot, pas faljes së Iqindise ne varrezat e fshatit Sellcë
Pusho në paqe Liman,
Me dhimbje te madhe;
Familja Kurtishi