Ballina Kronika E rëndë në Itali! 50-vjeçarja shqiptare nga Maqedonia gjendet pa shenja jete...

E rëndë në Itali! 50-vjeçarja shqiptare nga Maqedonia gjendet pa shenja jete në banesë, dyshohet se u vra nga bashkëshorti (Emrat)

Një grua 50-vjeçare me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut është gjetur e vdekur në banesën e saj në Pianello Vallesina, një fshat i vogël i Monte Roberto në provincën e Ankonës Itali.

Dyshohet se ajo është dhunuar për vdekje nga bashkëshorti, i cili aktualisht është në kërkim nga autoritetet.

Sipas informacioneve paraprake, i dyshuari nuk është paraqitur në punë që prej mëngjesit të sotëm.

Viktima është identifikuar si Sadjide Muslija. Gjatë vitit të fundit ajo kishte raportuar disa herë raste dhune nga bashkëshorti i saj, Nazif Muslija, 50 vjeç, po ashtu me origjinë nga Maqedonia e Veriut.

Alarmi u dha nga punëdhënësi i saj, pasi ajo nuk ishte paraqitur në punë.  Policia ndërhyri në banesë, ku e gjeti të shtrirë në shtrat, me shenja dhune.

50-vjeçari ishte arrestuar edhe në prill pas një episodi tjetër të rëndë dhune.

Në atë rast, duke e akuzuar për një tradhti të supozuar, ai kishte thyer derën e dhomës së gjumit me sëpatë, ndërsa gruaja ishte detyruar të strehohej te fqinjët. Sadjidja kishte treguar se prej dy vitesh ishte viktimë e dhunës fizike nga bashkëshorti.