Mjekët e spitalit të Traumës njoftuan se 15-vjeçari Erjon Boba që u plagos një javë më parë më thikë në gjoks nuk ia doli të mbijetojë. Pavarësisht përpjekjes së mjekëve, adoleshenti ndërroi jetë pasditen e sotme.
Ai u plagos në Durrës nga një bashkëmoshatar 14-vjeçar në Durrës, vetëm se i kërkoi sqarim se pse e shante e ofendonte në rrjetet sociale. Erjon Boba ishte nxënës i shkollës “Dom Nikollë Kaçorri”, në Durrës dhe thika i preku zemrën.
Burimet policore thanë se sherri nisi nga një koment në rrjetet sociale dhe ofendimeve të vazhdueshme në shkollë, të cilat më pas degraduan në plagosje me thikë. Dyshohet se 15-vjeçari i plagosur e kishte marrë në telefon autorin 14-vjecar për të kërkuar sqarime, pasi kishte dëgjuar se ai e shante vazhdimisht në shkollë.
Autori është vendosur në pranga nga policia, ndërsa të tjerët dhanë dëshmi në prani të psikologut.
















