Ballina Teknologji Siguria kibernetike për çdo qytetar – Çfarë duhet të dimë sot

Siguria kibernetike për çdo qytetar – Çfarë duhet të dimë sot

Nga: Nedion Marku

Në vitin 2025, çdo njeri përdor telefon, rrjete sociale, aplikacione bankare dhe shërbime online. Kjo do të thotë se çdo individ është një objektiv i mundshëm i sulmeve.

Ku po na godasin më shumë?
• Llogaritë e rrjeteve sociale po vidhen për marketing të paligjshëm.
• Kartat bankare po sulmohen përmes faqeve false.
• Telefonat po infektohen nga aplikacione të rreme.

Si të mbrohemi praktikisht?
• Mos instaloni aplikacione jashtë App Store / Play Store.
• Aktivo “Login Alerts” për Facebook, Instagram, TikTok.
• Përdorni fjalëkalime të gjata (minimumi 12 karaktere).
• Mos ndani kurrë kode që ju vijnë me SMS.

Siguria kibernetike nuk është vetëm për ekspertët. Ajo fillon nga mënyra se si përdorim telefonin çdo ditë.