I riu nga fshati Duraj i Kaçanikut vdiq pasi ngushtoi lukthin
Shpend Nexhmedin Zenuni, i ri nga fshati Duraj i Kaçanikut, ka ndërruar jetë pas komplikimeve të rënda që dyshohet se i janë shkaktuar pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në lukth, të cilën e kishte kryer rreth dy javë më parë në Turqi për trajtimin e mbipeshës.

Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se varrimi i kaçanikasit Shpend Zenuni (djali i Nexhmedin Zenuni) dhe Mirije Zenuni (nëna e Nexhmedin Zenuni), do të bëhet nesër, më 12.12.2025, në ora 14:00, te varrezat e fshatit Duraj.

Zoti i pastë mëshiruar, e familjes i qoftë i lehtë ky dhimbje e madhe. ️
Lamtumirë Shpend, lamtumirë Mirije… kujtimi për ju do të jetojë përgjithmonë















