Ballina Bota Starmer udhëton drejt Kinës pas 8 vitesh, marrëdhëniet tregëtare Britani-Pekin në fokus...

Starmer udhëton drejt Kinës pas 8 vitesh, marrëdhëniet tregëtare Britani-Pekin në fokus të diskutimeve

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Pas tetë vitesh, kryeministri britanik Keir Starmer ka udhëtuar drejt Kinës, ku është pritur me ceremoni shtetërore nga homologu kinez Li Qian.

Në fokus të këtij takimi është bashkëpunimi tregëtar, i dëshiruar sipas kryeministrit kinez nga të dy popujt.

Në fillim të takimit të tij me Keir Starmer, Li i tha kryeministrit britanik se përpjekjet e tij për të përmirësuar marrëdhëniet janë “mirëpritur gjerësisht” në të dy vendet.

Ai tha se kjo tregoi se “bashkëpunimi i hapur dhe përfitimi i ndërsjellë është ajo që njerëzit duan. Kjo gjithashtu i shërben interesave të përbashkëta të të dyve.”

Kryeministri kinez shtoi më tej:  “Sa më shumë që ndodhemi në një botë në ndryshim, aq më i vlefshëm është një stabilitet i tillë.”

Starmer tha se donte të gjente mënyra për të punuar së bashku në një mënyrë që është e përshtatshme për këto kohë.

“Kjo do të thotë të jesh më i hapur dhe i sinqertë, për t’u përballur drejtpërdrejt me vështirësitë, dhe gjithashtu do të thotë të njihësh dhe respektosh Kinën moderne në të gjithë gjerësinë dhe kompleksitetin e saj, për gjithçka që ka arritur dhe si një fuqi, fati i së cilës ndikon drejtpërdrejt në Mbretërinë e Bashkuar”, shtoi Starmer.