Është ndarë nga jeta veterani i arsimit nga Zhelina, Servet Ramadani. Varrimi do të bëhet sot, më 5 mars 2026, mbas namazit të drekës. Njoftimin e ka bërë zhelina.info.
Postimi i plotë:
🕊️ Ndahet nga jeta mësuesi Servet Ramadani nga f. Zhelinë
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të mësuesit Servet Ramadani.
Plot 40 vite të jetës së tij ia kushtoi arsimit, duke shërbyer me përkushtim si mësues në Novosellë, Dëbërcë. Me dashuri për dijen dhe respekt për nxënësit, ai edukoi dhe formoi gjenerata të tëra, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në komunitet. Me plot meritë mbajti emrin fisnik – Mësues.
Varrimi do të bëhet nesër më 05 Mars 2026, mbas namazit të drekes.
Ngushëllime të sinqerta familjes Ramadani, të afërmve, miqve dhe gjithë atyre që patën fatin ta njohin dhe të mësojnë prej tij.
Zoti e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenet. 🕊️















