Është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare arsimtari i Shkollën Fillore “Fan Noli” të Pallaticës, Mevlan Nuredini. Njoftimin e ka bërë Sh.F. “Fan Noli” f.Trebosh, Pallaticë dhe Uzurmishtë:
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të arsimtarit tonë të nderuar, Mevlan Nuredini, i cili sot u nda nga ne në moshën 59-vjeçare.
Arsimtari Mevlan do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin, profesionalizmin dhe dashurinë që kishte ndaj nxënësve dhe profesionit të tij. Kontributi i tij në edukimin dhe formimin e shumë gjeneratave do të mbetet i paharruar.
Në emër të kolektivit të shkollës, shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të afërmve.
Qoftë i paharruar kujtimi për të!!
🕊️ Njoftim Mortor
Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të arsimtarit Mevlan Nuredini, një figurë e respektuar dhe e njohur gjerësisht në Zhelinë.
I ndjeri ka dhënë kontribut të çmuar në edukimin e shumë gjeneratave si arsimtar në Shkollën Fillore “Fan Noli” – Pallaticë, ku u dallua për përkushtim, urtësi dhe korrektësi ndaj nxënësve dhe kolegëve.
Përveç arsimit, Mevlan Nuredini ka qenë i njohur për banorët e Zhelinës edhe si tregtar, pasi disa vite më parë ka pasur market në Zhelinë, duke qenë gjithmonë i sjellshëm, i ndershëm dhe pranë komunitetit.
Humbja e tij është e madhe për familjen Nuredini, për nxënësit, kolegët, miqtë dhe gjithë banorët e Zhelinës që e njohën dhe e respektuan.
zhelina.info shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe gjithë komunitetin.
🕊️ I lehtë i qoftë dheu dhe i paharruar kujtimi i tij.

















