Kosova e Shqipëria do të luajnë sot ndeshjet e tyre të para në fazën “play-off” për kualifikimet në Kampionatin Botëror.
Kosova do të ketë përballë Sllovakinë, ndërsa Shqipëria do të përballet me Poloninë. Të dy kombëtaret shqiptare ndeshjet do t’i zhvillojnë si mysafirë.
Për shkak se ndeshjet kualifikuese zhvillohen në orare të njëjta, televizionet kosovare janë siguruar që të transmetojnë të dyja ndeshjet.
Radio Televizioni Publik do të transmetojë ndeshjen e Kosovës në Sllovaki, kurse ndeshja e Shqipërisë do të transmetohet në Klan Kosova.
Në rast të fitores, Kosova e Shqipëria do të duhet të luajnë edhe nga një ndeshje për të siguruar biletën për në Botëror.
Në finale, Kosova do të luaj me fituesin nga dueli Rumani-Turqi, ndërsa Shqipëria do të përballet me fituesin e takimit Ukrainë-Suedi.















