Përbërja e re e Kuvendit të Lidhjes Shqiptare, mbrëmë në Strugë mbajti mbledhjen e parë konstituive në të cilën u diskutuan edhe pika të tjera të rendit të ditës.
Me shumicë absolute Kuvendi zgjodhi Kryesinë e re të partisë, si dhe u vendos që të lihen vende vakante të cilat do të plotësohen pas konsolidimit të strukturave lokale dhe sistemimit të prurjeve të reja.
Anëtarët e Kryesisë së Lidhjes Shqiptare u zgjodhën:
Elmi Aziri, Driton Nebiu, Izeir Memedi, Naim Bajrami, Ismail Ibishi, Zulfi Adili, Ilire Dauti, Vjollcë Berisha, Adnan Neziri, Berat Jakupi, Artina Qazimi, Arben Zeqiri, Remzi Mehmedi, Tiron Jajaga, Ilirjan Fetahu, Premtime Zylali, Arsim Dalipi, Halit Ferati, Bujar Bajrami, Bekim Tateshi.
Për Kryetar i Kuvendit të partisë, me mbështetje absolute të kuvendarëve u zgjodh deputeti Elmi Aziri.
Kuvendi poashtu solli vendim për ristrukturimin e degëve të partisë, mbajtjen e kuvendeve dhe zgjedhjen e kryesisë dhe kryetarëve të degëve.
Në mbledhjen e parë të Kuvendit u diskutua edhe për situatën aktuale politike, ku Kryetari Ziadin Sela, elaboroi rreth zhvillimeve politike si dhe pozicionin dhe veprimet e Lidhjes Shqiptare.
Kryetari Sela shprehi shqetësimin e tij për situatën e rënduar politike, degradimin e shqiptarëve dhe të drejtave tona kombëtare.
Para kuvendarëve, Kryetari Ziadin Sela tha se Lidhja Shqiptare mbetet në qëndrimet e fuqishme për mbrojtjen e Kauzës Kombëtare dhe se do të kundërshtojmë çdo vendim që shkon në dëm të shqiptarëve. Ai tha se e kaluara jonë si Aleancë për Shqiptarët dhe Lidhja Shqiptare sot nuk do të pranojë asnjëherë joshjen, nënshtrimin dhe kalkulimet për interesa të ngushta personale në dëm të interesave kolektive të shqiptarëve në vend, duke ruajtur autonominë e subjektit tonë.















