Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e kaluar tek “Ura e Vashës” në Klos. Një 35 vjeçar i dha fund jetës duke u hedhur nga lartësia.
I riu kishte ardhur nga fshati Bastar Murrize i Tiranës me automjetin e tij dhe ka ndaluar makinën tek ura e Vashës 152 metra e lartë.
Dyshohet se 35 vjeçari ka qenë në kushte të rënda depresive kur i ka dhënë fund jetës pasi pak para se të hidhej i ka dërguar një sms familjes ku i ka lënë amanet vajzën bashkëshortes.
Policia ishte në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rastin/vizionplus.tv















