Ballina Lajme Rita Ora “pushton” skenën në Poloni/ Mijëra fansa këndojnë e vallëzojnë me...

Rita Ora “pushton” skenën në Poloni/ Mijëra fansa këndojnë e vallëzojnë me hitet e saj

Rita Ora ka dhuruar një performancë spektakolare në Poloni, duke elektrizuar mijëra fansa në BitterSweet Festival në Poznań.

Këngëtarja shqiptaro-britanike u ngjit në skenë më 14 gusht në Parkun Cytadela, ku publiku e shoqëroi gjatë gjithë koncertit me këngë, duartrokitje dhe vallëzim.

Mijëra fansa i japin lamtumirën Bonnie Tyler në vendlindje/ Lot dhe duartrokitje për legjendën e muzikës

Atmosfera u bë edhe më e zjarrtë në fund të performancës, kur Rita zbriti nga skena dhe iu afrua barrierës për të përshëndetur fansat. Reagimi i tyre ishte i menjëhershëm, me brohoritje dhe entuziazëm të madh.

Koncertin në Poznań, Rita e mbylli me hitin e saj “Anywhere”, duke iu afruar edhe më shumë publikut në momentet e fundit të mbrëmjes.

Performanca në Poloni vjen pas një vere të ngarkuar për artisten, e cila është ngjitur në skena të ndryshme në Evropë, përfshirë Austrinë, Finlandën, Maqedoninë e Veriut dhe Poloninë.

Me energjinë dhe reagimin e jashtëzakonshëm të publikut, Rita Ora dëshmoi edhe një herë se mbetet një prej artisteve shqiptare më të suksesshme dhe më të kërkuara në skenën ndërkombëtare.

Publicitet