Ballina Lajme Egzona Ademi ka denoncuar shpërndarjen e pamjeve intime, raportojnë mediat shqiptare

Egzona Ademi ka denoncuar shpërndarjen e pamjeve intime, raportojnë mediat shqiptare

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Sipas raportimeve të mediave shqiptare të publikuara më 5 tetor, këngëtarja Egzona Ademi i është drejtuar policisë për shpërndarjen e pamjeve private. Mediat raportojnë se ajo ka identifikuar një person që dyshon se ka publikuar materialet, ndërsa nuk e ka akuzuar Adrian Hilën për nxjerrjen e tyre.

Shkrimi i plotë në politiko.al:

Vijon hetimi për videot intime të regjistruara në banesën e kompozitorit Adrian Hila, të cilat prej ditësh po qarkullojnë në rrjet. Në polici është bërë edhe një denoncim nga një prej personave që shfaqet në pamjet e publikuara.

Këngëtarja nga Kosova, Egzona Ademi, ka dhënë dëshminë e saj për rrethanat e ngjarjes dhe ka denoncuar personin që dyshon se ka shpërndarë materialet.

Sipas dëshmisë së saj, Ademi nuk ka akuzuar Adrian Hilën për publikimin e pamjeve, ndërsa ka identifikuar me emër një person që, ajo dyshon se ka qenë ndër të parët që ka publikuar materialet në portale.

Deri tani, në polici kanë dhënë deklarimet e tyre këngëtaret Eli Fara, Blerina Matraku dhe Egzona Ademi, si dhe vetë kompozitori Adrian Hila.

Hila ka deklaruar se pamjet e regjistruara në banesën e tij janë siguruar në mënyrë të paligjshme. Sipas versionit të tij, sistemet e kamerave të sigurisë janë hakeruar dhe pamjet janë marrë pa autorizim.

Kompozitori po hetohet në gjendje të lirë për veprën penale “ndërhyrje e padrejtë në jetën private”, vepër që parashikon dënim me gjobë ose burgim deri në dy vjet.

Në kuadër të verifikimeve është marrë në pyetje edhe këngëtari Gentian Hoxha, i cili shfaqet në disa prej materialeve. Në deklarimin e tij, Hoxha ka mohuar çdo pretendim për mungesë pëlqimi, pasi ka deklaruar se marrëdhënia ka qenë konsensuale dhe ka nisur pasi kishte mbushur moshën madhore.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar mënyrën se si janë siguruar pamjet, si dhe personat përgjegjës për nxjerrjen dhe shpërndarjen e tyre në rrjet.