Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj ka siguruar fotografinë e 67-vjeçarit nga Shkodra, Artef Lekaj, i cili është ekstraduar nga Brazili drejt Shqipërisë, pas bashkëpunimit të Drejtorisë së Interpol Tiranës me autoritetet homologe braziliane, në kuadër të operacionit të koduar “The Ëanted”.
Sipas Policisë së Shtetit, Lekaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte dënuar me 26 vite burgim nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër. Vendimi është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Ai është dënuar për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Ngacmimi seksual”. Sipas autoriteteve, gjatë viteve 2020–2021, ai ka ngacmuar seksualisht një të mitur 10-vjeçare dhe ka abuzuar seksualisht me një tjetër 15-vjeçare.
Pas mbërritjes në Shqipëri, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë ekzekutuar vendimin penal, duke nisur zbatimin e dënimit me 26 vite burg.








![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)






