Në Përshefcë të Komunës së Tearcës është përuruar çerdhja “Foleja”, e cila do t’u shërbejë fëmijëve dhe familjeve të kësaj komune.
Në ceremoninë e përurimit morën pjesë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ambasadori i Bashkimit Evropian, Michalis Rokas, ministri për Punë Sociale, Rini dhe Demografi, Gjoko Velkovski, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, si dhe përfaqësues të tjerë institucionalë.
Daut Memishi, i cili njoftoi për përurimin përmes një postimi publik në Facebook, tha se hapja e çerdhes përbën realizimin e një prej premtimeve të tij ndaj qytetarëve.
“Jam veçanërisht i lumtur që sot realizoj edhe një premtim të dhënë para qytetarëve të mi. Një premtim që kërkoi punë, përkushtim dhe këmbëngulje, por që sot u bë realitet”, shkroi Memishi.
Ai theksoi se “Foleja” nuk duhet parë vetëm si një objekt i ri, por si një investim afatgjatë për fëmijët dhe familjet e Komunës së Tearcës.
“‘Foleja’ nuk është vetëm një objekt. Është një investim për fëmijët tanë, për familjet tona dhe për të ardhmen e Komunës së Tearcës”, deklaroi Memishi.
Ai falënderoi gjithashtu drejtoreshën e çerdhes, Isnisha Velii, për kontributin në realizimin e projektit, si dhe të gjithë ata që kanë marrë pjesë në përfundimin e tij.
“Ky është vetëm një nga premtimet që po i kthejmë në vepra. Faleminderit të gjithëve që kontribuan që kjo ditë të bëhej realitet. Tearca po ecën përpara!”, përfundoi Memishi.









![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)






