Ballina Kronika Kronika e Tetovës dhe Gostivarit – 20 tetor 2026

Kronika e Tetovës dhe Gostivarit – 20 tetor 2026

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Gostivar: 59-vjeçari denoncon lëndime të rënda nga një karrocë në spital

Më 19 tetor 2026, në orën 18:10, në DPB Gostivar, L.M. (59) nga Gostivari ka denoncuar se rreth orës 13:00 kishte pësuar lëndime të rënda trupore në Qendrën Mjekësore të Gostivarit.

Sipas denoncimit, ndërsa po priste ashensorin në bodrum, një punonjës i spitalit po shtynte një karrocë të ngarkuar me mjete mjekësore. Denoncuesi ka deklaruar se, megjithëse punonjësi ishte paralajmëruar disa herë, kishte vazhduar të lëvizte dhe ia kishte zënë këmbën me rrotën e karrocës, duke i shkaktuar lëndimet.

Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit. (SPB Tetovë)

Tetovë: Bashkëshortja denoncon sulm fizik, ndalohet 37-vjeçari pasi paraqitet vetë në polici

Më 19 tetor, në orën 23:20, në SPB Tetovë, një 42-vjeçare nga Tetova ka denoncuar se rreth orës 20:00, në shtëpinë familjare, pas një mosmarrëveshjeje, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, K.M. (37).

Më 20 tetor, në orën 01:30, K.M. është paraqitur vetë në SPB Tetovë, ku është ndaluar.

Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës. (SPB Tetovë)

Bellovisht: Arrestohet 23-vjeçari nga Gostivari, drejtonte “Opel” pa patentë

Më 20 tetor, në orën 00:20, në Bellovisht të Gostivarit, zyrtarët policorë të Stacionit Policor për Siguri në Trafikun Rrugor Gostivar kanë arrestuar A.R. (23) nga Gostivari.

Gjatë një kontrolli në trafik është ndaluar një automjet “Opel” me targa të Gostivarit, i drejtuar prej tij. Nga verifikimet është konstatuar se ai drejtonte pa patentë shoferi.

Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzimi përkatës. (SPB Tetovë)

Radiovcë: 23-vjeçari nga Tenova denoncon sulm fizik

Më 20 tetor, në orën 01:00, në Stacionin Policor Zherovjan, A.E. (23) nga Tenova ka denoncuar se rreth orës 00:45 është sulmuar fizikisht nga një person në Radiovcë.

Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit. (SPB Tetovë)