Pallaticë: 74-vjeçari pëson djegie duke tentuar të shuajë zjarrin, “Golf”-i digjet plotësisht
Më 20 tetor 2026, në orën 15:15, në SPB Tetovë është raportuar se një automjet “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës është përfshirë nga zjarri në një arë pranë rrugës lokale Pallaticë–Uzurmishtë.
Automjeti, në pronësi të M.S. (74) nga Pallatica, është djegur plotësisht. Zjarri ka përfshirë edhe një sipërfaqe me bar të thatë.
Gjatë përpjekjes për ta shuar zjarrin, 74-vjeçari ka pësuar djegie dhe është transportuar në Spitalin Klinik të Tetovës për ndihmë mjekësore.
Zjarri është shuar nga Njësia Territoriale Kundër Zjarrit Tetovë. Gjatë këqyrjes së vendngjarjes, policia ka konstatuar se M.S. kishte ndezur barin e thatë për të pastruar arën, pas së cilës flakët ishin përhapur dhe kishin përfshirë automjetin. (SPB Tetovë)
Përmbyset me motor me katër rrota në rrugën Leshkë–Shemshovë, 44-vjeçari lëndohet rëndë
Më 20 tetor, në orën 10:40, në SPB Tetovë është raportuar se S.M. (44) nga Kopanica, duke drejtuar një motor me katër rrota me targa të Tetovës në rrugën rajonale Leshkë–Shemshovë, ka humbur kontrollin dhe është përmbysur.
44-vjeçari ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës.
Këqyrjen e vendngjarjes e ka kryer një ekip hetimor i SPB Tetovë. Nga verifikimet është konstatuar se ai drejtonte pa patentë shoferi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzimi përkatës. (SPB Tetovë)
Gostivar: Arrestohet 44-vjeçari pasi partnerja denoncon kërcënime
Më 21 tetor, në orën 08:40, në Gostivar, zyrtarët policorë të DPB Gostivar kanë arrestuar V.M. (44) nga Gostivari.
Policia ka vepruar pas denoncimit të partneres së tij 45-vjeçare nga rajoni i Shkupit, sipas së cilës ai e kishte kërcënuar.
Ajo ka denoncuar gjithashtu se edhe më parë ai ishte sjellë në mënyrë agresive dhe i kishte drejtuar kërcënime.
Policia po ndërmerr masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit. (SPB Tetovë)
Tetovë: Arrestohet 38-vjeçari nga Gostivari, drejtonte me 1,69 promilë alkool
Më 21 tetor, në orën 01:40, në rrugën “Nikolla Tesla” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë arrestuar T.N. (38) nga Gostivari.
Gjatë një kontrolli në trafik është ndaluar një automjet “Renault Megane” me targa të Gostivarit, i drejtuar prej tij. Nga kontrolli është konstatuar se ai drejtonte nën ndikimin e alkoolit, ndërsa gjatë alkotestit janë matur 1,69 promilë.
Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzimi përkatës. (SPB Tetovë)
Tetovë: Arrestohet 44-vjeçari, drejtonte “Mercedes” pa patentë
Më 20 tetor, në orën 20:35, në kryqëzimin e rrugëve “Boris Kidriç” dhe “Jane Sandanski” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë arrestuar S.H. (44) nga Tetova.
Gjatë një kontrolli në trafik është konstatuar se ai drejtonte një automjet “Mercedes” me targa të Tetovës pa patentë shoferi.
Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzimi përkatës. (SPB Tetovë)
Gostivar: Arrestohet 25-vjeçari, drejtonte automjetin pavarësisht ndalimit aktiv
Më 21 tetor, në orën 03:30, në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar, zyrtarët policorë kanë arrestuar B.S. (25) nga Gostivari.
Gjatë kontrollit të një automjeti “Chevrolet” me targa të Gostivarit, të drejtuar prej tij, është konstatuar se ai drejtonte megjithëse kishte në fuqi masën mbrojtëse të ndalimit për drejtimin e automjetit.
Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzimi përkatës. (SPB Tetovë)
Gostivar: Denoncohen grafite në gardhin e një shtëpie
Më 20 tetor, në orën 16:40, në SPB Tetovë, N.M. (63) nga Gostivari ka denoncuar se në gardhin e shtëpisë së tij në Gostivar ishin shkruar grafite.
Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit. (SPB Tetovë)















