Ballina Aktualitet Lajme ALEANCA E BESA “OUT” NGA PROCESI PËR EMRIN, AHMETI NUK KA NDËRMEND...

ALEANCA E BESA “OUT” NGA PROCESI PËR EMRIN, AHMETI NUK KA NDËRMEND TA THËRRASË TRYEZËN E PËRBASHKËT (VIDEO)

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti, është i mendimit se nuk ka pasur nevojë që të thirret Tryeza e Përbashkët e Partive Politike Shqiptare që të informohen rreth ecurisë së bisedimeve për çështjen e emrit. Ai shkurt tha se me ata që është dashur të konsultohen, janë konsultuar.

G: Ku mbeti Deklarata e Përbashkët e partive shqiptare? A nuk u desht ti thirrni që ti informoni për negociatat?
A.A: Për çfarë informacioni?
G: Për koordinim me partitë tjera sepse nuk është thirrur që moti kurse nënshkrues jeni edhe ju…
A.A: Këto janë çështje shumë të rëndësishme, shumë të ngutshme… konsultat është dashur të bëhen, janë bërë nga të gjithë ata që duhet bërë”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Por njëri nga të konsultuarit nuk është kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. Ai edhe një herë bëri thirrje që për çështje të rëndësishme si kjo për emrin, të thirret Tryeza e Përbashkët, sepse është i mendimit se është instrument i fuqishëm politik nëse përdoret nga të gjithë partitë shqiptare së bashku.

“Janë botërisht thirrjet e mia që të thirret tryeza e partive politike parlamentare shqiptare në mënyrë që të diskutohet dhe partitë shqiptare të kenë qëndrim të përbashkët për çështjen e emrit.
Në qoftë se ka brifuar partnerin e tij Menuh Thaçin, unë aty nuk ndërhy por unë personalisht nuk jam brifuar aspak për këtë temë”, tha Ziadin Sela, Aleanca për Shqiptarët.

Nuk është konsultuar as Lëvizja Besa e Bilall Kasamit. Prej atje thonë që për fat të mirë ekziston Tryeza e përbashkët, por BDI, siç thonë, po e përdor vetëm për të përfituar pikë politike.

“Për fat të mirë shqiptarët kanë mekanizmin e Tryezës të partive parlamentare shqiptare shqiptare dhe gjithçka që duhet të bisedohet vendi është pikërisht kjo Tryezë që për fat të keq BDI dhe Ali Ahmeti e kanë përdorur vetëm për fitime të pikave politike dhe jo për koordinimin dhe mbrojtje e interesave të shqiptarëve në Maqedoni”, nga Lëvizja Besa.
Se ka biseduar me Ahmetin për këtë temë e konfirmoi vetëm Afrim Gashi, i cili tha se kanë biseduar në darkën në Ohër në kuadër të procesit të Zhan Monesë.

Përgatiti: Furkan Saliu

@tn.lajmelokale
@tetovanews