Ballina Aktualitet Lajme “Bomba” për skenarin serb në Maqedoni (Dokumente)

“Bomba” për skenarin serb në Maqedoni (Dokumente)

Asnjëherë nuk u hetua involvimi i shërbimit sekret serb në ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë. Një hulumtim nga portali investigativ Krik.rs ka zbuluar dokumente ekskluzive të DSK, ku shihet biseda e regjistruar midis agjentit dhe oficerit për lidhje të shërbimit sekret serb BIA dhe deputetit të Partisë Serbe në Maqedoni, Ivan Stoilkoviq.

Ata në bisedë shihet se si kanë folur për planet dhe skenare, shkrime të porositura që do të shpërthejnë në mediat serbe dhe që do të nxisin tensione në Maqedoni, përcjellur me frymë antishqiptare.

Përveç kësaj është edhe takimi i planifikuar mes gazetarit dhe deputetit të Vuçiqit, Miroslav Lazanski me liderin e VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski. Autoritetet e Maqedonisë kanë heshtur deri tani lidhur me ngritjen e një procedure hetimore për involvim të shtetit fqinj.

HULUMTIMI I PLOTË

Si vritet paqja dhe stabiliteti i një shteti dhe një rajon?! Aktorët kryesorë në këtë kronikë janë shërbime të huaja, agjentë të vendit dhe spiunë politik të maskuar si gazetarë. Të gjithë në funksion të agjendave të fshehura të shteteve të vogla dhe të mëdha. Ngjarjet janë lokale, por loja është globale dhe reflekton rritjet e tensioneve mes Perëndimit dhe Lindjes në të ashtuquajturën post luftë të ftohtë-term i cili këtë vit u formalizua për herë të parë në raportin e Freedom House “Kombe në tranzicion“, shkruan TV Nova dhe KRIK, transmeton ekskluzivisht Portalb.mk.

Gazetari dhe anëtar i parlamentit të Republikës së Serbisë – Miroslav Lazanski së bashku me Goran Zhivaljeviç – anëtar i shërbimeve sekrete serbe dhe Ivan Stojilkoviq- deputet në parlamentin e Maqedonisë, zbatonin një propagandë në mediumet në Serbi dhe Maqedoni në interes të shërbimeve të inteligjencës serbe, në përputhje me interesat ruse në kontinentin me qëllimin të një ndikimi mbi situatën politike në Maqedoni dhe parandalimin e perspektivave euroatlantike të vendit dhe rajonit. Për këtë veprim një kohë të gjatë kanë pasur njohuri autoritetet maqedonase, por ata nuk kanë ndërmarrë asgjë, po ashtu disa nga aktorët në këtë histori kanë marrë pjesë në trazirat në parlament, ndërsa në ndërkohë kanë ushtruar takime me zyrtarë të lartë dhe liderin e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski.

Gazetari politikan – Lazanski!

Miroslav Lazanski është një gazetar i vjetër të cilin media ku ushtonte punën e përshkroi si “komentues politiko ushtarak.” Nga viti 2016 ai është anëtar i parlamentit serb, si pjesë e grupit parlamentar të partisë në pushtet SNS udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiq. Por karriera politike dhe gazetareske vazhdon paralelisht. Ai ka emisionin e tij në televizionin shtetëror dhe vazhdon të shkruajë kolumna dhe reportazhe. Nga produktet e tij në muajt e fundit në prag të krizës politike maqedonase Lazanski merret me Maqedoninë, mëson TV NOVA dhe KRIK.

Burime të TV Nova të përfshirë në monitorimin e rreziqeve të sigurisë në Maqedoni, thonë se deputeti Ivan Stojilkoviq ka qenë në komunikim të rregullt me shtetasin serb, oficer të shërbimit sekret serb – BIA dhe diplomatin Goran Zhivaljeviç, dhe të dytë nëpërmjet Miroslav Lazanski kanë zbatuar propagandën mediale pak para ngjarjeve të përgjakshme në Parlamentin e Maqedonisë.

Informacionet tregojnë se anëtari i shërbimit sekret Serb BIA, Goran Zhivaljeviç, në mars të këtij viti ka biseduar me Ivan Stojilkoviq, deputet, partner koalicioni i VMRO-DPMNE dhe kryetar i Partisë Demokratike të Serbisë. Stojilkoviq dhe Zhivaljeviç ishin mysafirë të gazetarit serb dhe deputetit Miroslav Lazanski dhe me anë të tij kanë udhëhequr makinën propagandistike serbe në funksion të aktiviteteve me potencial për të destabilizuar Maqedoninë.

Informacionet deri të cilat arritëm thonë se Lazanski ka pasur takime me Gruevskin në mars të këtij viti, një ditë para se të publikohet kolumna e tij në gazetën serbe “Politika”, me titull “Nuk e japim Maqedoninë” e cila ishte drejtuar nga Stojilkoviq dhe Zhivaljeviç. Në të autori në mënyrë të qartë ka venduar veten në anën e Gruevskit dhe publikon se “rrugëdalja e krizës në Maqedoni janë zgjedhje të reja”, e cila është në fakt edhe kërkesa formale e VMRO-DPMNE. Teksti është negativ për Zaev-in, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara që Lazanski i akuzon si krijuesit e krizës dhe forcat prapa skenarin për federalizmin e Maqedonisë dhe krijimin e “Shqipërisë së Madhe”. Të nesërmen, kjo kolumnë është re-publikuar në dhjetëra mediume në Maqedoni të kontrolluara nga VMRO-DPMNE. Ky nuk është i vetmi tekst i tillë. NovaTV ka identifikuar gati pesëdhjetë tekste, intervista për televizione, kolumna të Lazanskit nga fillimi i këtij viti ku përsëriten këto teza, si dhe tezën se në qoftë se Zaevi bën qeveri do të ketë luftë, transmeton ekskluzivisht Portalb.mk.

Lazanski për KRIK dhe NovaTV konfirmoi se në fillim të marsit ishte në Shkup dhe u takua me Zhivaljeviç dhe Stojilkoviqin.

“Unë nuk jam as shërbimi, as jam zëdhënës i shërbimit, unë erdha atje si gazetar, jo si përfaqësues i popullit. Si gazetar i “Politika” dhe si dikush që bën radio emisione për televizionin. Në karrierën gazetareske unë kam pasur kontakte me drejtuesit e agjencive kryesore të inteligjencës, si KGB dhe CIA-s, shërbimit britanik, francez, gjermane” thotë ai. “E kam shprehi që kur shkoj në një vend të huaj të paraqitem në ambasadën tonë. Zhivaljeviç është në mënyrë të rregullt dhe ligjërisht i akredituar si përfaqësues i BIA-s sonë. ” thotë Lazanski.

Sipas informatave të TV NOVA, Zhivaljeviç dhe Stojilkoviq ishin ata që organizuan takimet intervistat dhe temat për Lazanskin. Këto aktivitete dhe lidhjet e deputetit maqedonas me inteligjencën serbe ishin “me qëllim për të nxitur përmes propagandës mediatike destabilizimin e Maqedonisë dhe ka qenë prej kohësh të njohur edhe për autoritetet maqedonase”, thotë burimi.

Lidhja Maqedonase dhe Shërbimi Serb – Zhivaljeviç!

Goran Zhivaljeviç – ka kohë të gjatë që njihet vetëm në shërbimet e inteligjencës në Ballkan, por nga anonimiteti doli pas protestave të përgjakshme në parlament më 27 prill. Agjenti i BIA-s i akredituar si diplomat në ambasadën serbe në Shkup, me vetëm një “selfie” në Parlament gjatë protestave të përgjakshme të enjten ka ekspozuar të gjithë skemën Maqedonase-Serbe-Ruse e cila ka vepruar në shtet e fshehur pas velit të politikanëve, biznesmenëve, gazetarëve, inteligjencës dhe njerëzit nga krimi.

Informatat tregojnë se njeriu i besuar dhe bashkëpunëtori më besnik i Zhivaljeviçit në Maqedoni është deputet nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe Partisë Demokratike të Serbisë, Ivan Stojilkoviq.

Komunikimi mes tyre ka zgjatur më gjatë, dhe takimet janë intensifikuar në kohën e zhvillimeve të rëndësishme politike dhe të sigurisë në Maqedoni. Ngjarja e fundit e tillë është më 27 prill, kur ndodhën protestat e dhunshme në Kuvend, të cilat sipas informacioneve të TV NOVA ka pasur një angazhim më intensiv më herët nga të gjithë bashkëpunëtorët e Zhivaljeviçit në shtet, transmeton ekskluzivisht Portalb.mk.

Puna e përditshme e Zhivaljeviçit është në ambasadën serbe si oficer për lidhje me drejtorinë për Zbulim dhe Kundërzbulim, por mision realisht e përcakton shërbimi sekret serb – BIA. Prania e Goran Zhivaljeviçit në Maqedoni është një mision nga agjencia e inteligjencës BIA me qëllim që të destabilizojë Maqedoninë dhe duke punuar nëpërmjet deputetit dhe kryetarit të Partisë Demokratike serb Ivan Stojilkoviq dhe anëtar i koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE. Prania e tij në Maqedoni u vu re nga ana e policisë nga pranvera e vitit 2015, kur ai dhe anëtarët tjerë të BIA-s erdhën në Maqedoni gjatë protestave të Revolucionit Laraman. Në atë kohë Zhivaljeviç ende nuk ka qenë i akredituar në ambasadën serbe në Maqedoni.

Komunikimi mes Zhivaljeviç dhe Stojilkoviq kishte rrënjë të thella në të kaluarën.

“Zhivaljeviç ka një rrjet të kontakteve me biznesmenë nga Maqedonia, gazetarë, politikanë dhe anëtarë të Agjencisë për Inteligjencë dhe Drejtorisë për Zbulim. Bashkëpunimi i tyre, sidomos atë me Stojiljkoviç u intensifikua në prag të krizës politike në Maqedoni pas zgjedhjeve në dhjetor të vitit 2016 “, thotë burimi i cili informatat e tij i arsyetoi me fakte.

“Stojilkoviq dhe Zhivaljeviç takohen në dy vitet e fundit në Shkup dhe në Beograd ku Stojilkoviq zhvillon takime edhe me persona të afërt me Zhivaljeviç, zyrtarë të lartë të Serbisë, agjentët të BIA, njerëz nga nëntoka dhe biznesmenë. Aktivitetet e tij tregojnë një lidhje serioze dhe të thella me BIA, por edhe dyshime rreth kontakte me shërbimet sekrete ruse dhe qarqe politike. Ky njeri është qartë i udhëzuar se si të veprojë në Maqedoni në bazë të interesave serbe “, thotë burimi.

Segmentet anti-perëndimore – Stojilkoviq!

Puna e tij në skenarin e fundit në lidhje me krizën politike në Maqedoni ishte për të kontrolluar propagandën mediatike dhe opinionin publik. Kjo fushatë ka promovuar tensionet etnike në Maqedoni përmes kërkesave të pasakta se siguria e Maqedonisë do të rrezikohet dhe për të krijuar një Shqipëri të Madhe, nëse fiton Zaevi. Fushata haptazi mbështeti Gruevskin, paraqitjet e të cilit dhe njoftimet publike të partisë po ashtu ndajnë të njëjtin tregim, po ashtu është udhëhequr një luftë të veçantë kundër BE-së, SHBA-së dhe NATO-s si përgjegjës për shpërbërjes të dyshuar të Maqedonisë, të cilët punojnë për çështjen shqiptare. Këto pika shpesh përkojnë me pikëpamjet politike të Ministrisë Ruse të Punëve të Jashtme e reflektuar në deklaratat zyrtare të Ministrisë së Jashtme Ruse.

Stojilkoviq, sipas burimeve të autoriteteve Maqedonase është profilizuar si një person i besueshëm, nacionalist serb, kundërshtar i integrimeve euro-atlantik në rajon dhe me ndjenja pro-ruse.

“Kemi informata relevante të mbështetura me dëshmi për takimet mes Stojilkoviq dhe diplomatëve rusë në Maqedoni në kuadër të politikës së tij për ndikimin Rus në Ballkan, në mënyrë për të hequr ndikimin perëndimor dhe dështimin e integrimeve euroatlantike”, ka thënë burimi. Pak para se të merren vendimet e rëndësishme të qeverisë apo Parlamentit në vitet e fundit Stojilkoviq ka informuar BIA dhe Zhivaljeviçin dhe ka marrë udhëzime mbi atë se çfarë pozita të përfaqësojë para koalicionit qeveritar të kryesuar nga VMRO-DPMNE, “shtoi ai.

@tn.lajmelokale
@tetovanews