Ballina Aktualitet Sociale Familja Musai nga Tetova kërkon ndihmë (Video)

Familja Musai nga Tetova kërkon ndihmë (Video)

Kryefamiljari Mervet Musai nga Tetova duke mos pasur rrugëdalje kërkon ndihmë për të patur një kulm të sigurtë.Ai jeton me djalin dhe gruan në një banesë përballë Univeristetit të Tetovës.Por sipas rrëfimit të tij, deri në fund të muajit mund të jetojë në këtë banesë dhe do të duhet që të lëshojë për shkak se nuk ka mundësi të paguajë qirranë, njofton Tv Koha.

Ai tashmë kërkon një kulm mbi kokë për atë dhe familjen.Është I papunë dhje invalid.Ai rrëfen për tv kohën se jeta e kishte detyruar që në vitin 2015 të kërkojë azil në Gjermani ku edhe kishte qëndruar gati se tre vite, së bashku me familjen e tij, gruan e sëmurë, vajzën e sëmurë me probleme psigjike, poashtu edhe me djalin në probleme
shëndetësore.Mbijeton sot pa asnjë ndihmë sociale, por vetëm me ndihmën e shokëve, raporton Tv Koha-Tetovë.

Krahas problemit me strehimin ai poashtu ka probleme edhe me sigurimin e mbijetesës, bukës, blerjes së medikamenteve dhe sendeve të nevojshme, informon Tv Koha. Kjo familje Tetovare e cila që nga viti 2001 jeton në Tetovë, me prejardhje nga fshati Gajre, ka ngelur në mëshirë të fatit dhe këkron ndihmë nga bamirësit dhe të gjithë ata që mund të kontribuojnë për këtë familje.Për të kontaktuar këtë kryefamiljar, nr i telefonit është 071 975 189

Autor :Urim Hasipi Tv KOHA

@tn.lajmelokale
@tetovanews