Ballina Aktualitet Lajme Kuvendi miratoi ndryshimet e kodit zgjedhor (VIDEO)

Kuvendi miratoi ndryshimet e kodit zgjedhor (VIDEO)

Edhe seanca e Kuvendit kohën më të madhe u shoqërua me mungesë të pjesës më të madhe të deputetëve, më në fund u miratuan propozim-ndryshimet në Kodin Zgjedhor. VMRO-DPMNE-ja kritikoi këtë qasje të organizimit të seancave dhe të grupeve parlamentare të partive që përbëjnë shumicën.

Për të disatën herë me radhë kjo përbërje parlamentare nuk është e plotë dhe nuk ka kuorum dhe ligjet shumë herë barten nga një seancë në tjetrën. Kjo është, sinqerisht thënë, sjellje totalisht joserioze ndaj Kuvendit dhe në mënyrë implicite edhe ndaj interesit të qytetarëve  -deklaroi Dragan Danev, koordinator i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së.

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor parashikojnë një zgjidhje të përkohshme për KSHZ-në. Ky institucion do të kalojë përsëri në udhëheqje të katër partive më të mëdha politike kurse nga vjeshta do të shëndërrohet në organ administrativ.

Përsëri me propozim të partive politike zgjidhen anëtarët. Nga ana e opozitës zgjidhet kryetari dhe dy anëtarë kurse nga partitë në pushtet zgjidhen nënkryetari dhe tre anëtarë. Periudha e përzgjedhjes është 30 ditë që nga miratimi i ndryshimeve dhe futet në fuqi menjëherë pasi publikohet në Gazetën Zyrtare – tha deputetja e LSDM-së Sonja Mirakovska.

Megjithatë këto ndryshime të Kodit Zgjedhor nuk do të përfshinë edhe mënyrën e financimit të partive politike në kohë zgjedhjesh. Kjo do të duhej të vinte pas ndryshimit të Ligjit për financim të përtive politike të cilin kohë më parë e paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev

Në vetë Kodin Zgjedhor besoj se do të gjendet mundësi se si partitë të financohen në kohë zgjedhjesh dhe para së gjithash në aspektin e mediave që ata të jenë më të qeta dhe të mos duhet të bëjnë lëshime. Kjo të bëhet përmes buxhetit, është e fiksuar, minutazhi mund të bie por të jetë i qëndrueshëm varësisht buxhetit tonë por mediat të dinë se në fund nga buxheti do t’u paguhet nga partitë politike, varësisht shpërndarjes së drejtë të minutazhit e cila është në proporcion me madhësinë e koalicioneve që garojnë në zgjedhje – deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

Sipas kryeministrit, rritja e përqindjes së mjeteve të buxhetit shtetëror për partitë politike do t’i bëjë ato me rezistente ndaj ndikimeve të jashtme që vinë si pasojë e donacioneve. Formati i financimit “Blue print” pritet të mbetet si opsion por partitë nuk do të jenë të obliguara ta shfrytëzojnë në masën si deri tani. Nuk dihet akoma nëse kjo çështje është pjesë e bisedimeve Zhan Mone.

Fatlume Dervishi 

@tn.lajmelokale
@tetovanews