Ballina Aktualitet Lajme Në prag të Samitit të Sofjes, Zaev takon Macron

Në prag të Samitit të Sofjes, Zaev takon Macron

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, sot realizoi një takim me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në prag të Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndomor, që do të mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Zaev dhe Macron kanë pasur një takim miqësor ku kanë diskutuar për temat aktuale politike me interes të Bashkimit Europian, rajonin, Maqedoninë si dhe marrëdhëniet dypalëshe me Francën.

“Kryeministri Zaev në takim ka thënë se Maqedonia dhe Ballkani Perëndimor po ndryshojnë dhe demonstrojnë sjellje evropiane.

Ai informoi presidentin e Francës se Maqedonia vazhdon me reformat serioze në gjyqësor, administratë publike dhe në sferën e mediave”, thonë nga qeveria.

Ndërsa sipas tyre, Macron në takim ka thënë se Franca me kujdes i ndjek proceset politike në rajon dhe Maqedoni dhe ka theksuar se Maqedonia dhe Greqia kanë marrë rol historik me vendosmërinë për zgjidhjen e çështjes së emrit.

“Kryeministri Zaev dhe presidenti Macron janë dakordësuar se është e domosdoshme që Ballkani Perëndimor t’i forcojë lidhjet me BE-në që ta mbajë perspektivën evropiane të rajonit”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews