Ballina Aktualitet Lajme Nigishtani vetëm pak kilometra nga Shkupi, pa rrugë dhe kanalizime (VIDEO)

Nigishtani vetëm pak kilometra nga Shkupi, pa rrugë dhe kanalizime (VIDEO)

Që prej kur kujtohen banorët e fshatit Nigishtan të komunës Gjorçe Petrov në Shkup, ata përballen me mungesë të infrastrukturës dhe kanalizimit. Madje, ata thonë se ndjehen të diskriminuar në çdo aspekt krahasuar me fshatrat tjerë në komunë të cilët, edhe pse të pabanuar, i kanë të gjitha rrugët e asfaltuara. Banorët thonë se shumë herë i janë drejtuar komunës, por kreu i saj Aleksandar Naumovski ka refuzuar takimin me ta edhe pse gjatë fushatës parazgjedhore kishte premtuar projekte infrastrukturore.

Kurse, herën e fundit që ishim u takuam me disa punonjës të tij të cilët nuk na premtuan asgjë dhe pamë se për vitin 2018 nuk ka asgjë konkrete që të punohet në fshatin tonë. Nëpër fshatrat tjera në të cilat nuk ka asnjë banorë, ku është vetëm një manastir, deri atje është rregulluar rruga, kurse këtu te ne kemi më shumë se 200 shtëpi të banuara dhe kushtët nuk janë të plotësuara.

Rrugët aspak nuk bëjnë, ujsjellësi jo, shumë herë na kanë thënë por nuk punojnë. Rrugën disa herë e ka prishur uji që vjen prej fshatit Graçan, vjen shumë edhe e ka prishur rrugën, edhe na thanë se duhet të ndërtohet po nuk e kanë ndërtuar. Nuk vlejnë vetëm fjalët po duhet edhe punë – ankohen banorët.

Siç thonë nigishtanasit dhe nga ajo që filmoi kamera e Alsat M, të gjitha rrugët në fshat janë në gjendje të keqe. Ndërkohë, edhe ato pak gjëra që janë rregulluar në fshat, janë bërë me investime të vet banorëve.

Si të mos jemi të revoltuar? Edhe ne jemi anëtarë të kësaj komune, të këtij qyteti, të këtij shteti. Problem kemi për çdo ditë se çdo ditë duhet të shkojmë në mjeshtër. Pak shi të bie te xhamija duhet të vijmë me makinë ose me traktor. Nuk kemi shpresë se nuk realizohet asgjë.

Gjithçka që është bërë këtu është bërë me iniciativën e vetë bashkfshtarëve tonë, prej komunës asgjë hiç. Para votimeve vinin dhe jepnin premtime, pastaj asgjë hiç. Deri këtu që është bërë është me investimin tonë, më andej rruga nuk ka as beton. Çdo dy muaj duhet të dërgojmë veturën në mjeshtër, për shkak të rrugës – thonë banorët.

Alsat i’u drejtua edhe komunës në fjalë, por kreu i sajë nuk iu përgjigj kërkesës sonë për të sqarur mungesën e kushteve elementare në fshat. Fshati Nigishtan gjendet rreth 12 kilometra nga qendra e Shkupit.

Melihate Rustemi

@tn.lajmelokale
@tetovanews