Ballina Aktualitet Lajme Pakënaqësi në LSDM për Amdi Bajramin, Zaevi në dilemë?

Pakënaqësi në LSDM për Amdi Bajramin, Zaevi në dilemë?

Anëtari i LSDM, Kurto Dudush që është kryetar i komunës së Shuto Orizarës ka kërkuar që Lidhja Rome dhe kryetari e deputeti i saj Amdi Bajram të mos bëhen pjesë e Qeverisë.
“I nderuar kryeministër dua të të përcjellë porosinë e qytetarëve të komunës sime se ata nuk votuan për të ngritur Amdi Bajramin nga vdekja si politikan dhe për të rikthyer monstrën në vendin e krimit. Shpresoj se zëri i popullit do të jetë kyç që ju të shqyrtoni vendimin tuaj”, ka theksuar Dudush.

Kundër Amdi Bajramitjanë shprehur edhe parti të tjera rome, përfshirë edhe PCER e deputetit Samka Ibrahimovski, që është pjesë e koalicionit qeverisës. Ndërsa në ditën e publikimit të lajmit për zgjerimin e koalicionit edhe me këtë parti, në mënyrë indirekte përmes një postimi me mesazhin “politika e fëlliqur” ka reaguar edhe nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri. Ndërkohë, pritet që kryeministri Zaev sot të komentojë reagimet që kanë të bëjnë me përfshirjen në Qeveri të Lidhjes Rome që ka një deputet dhe që është kryetari i saj Amdi Bajram, që për më shumë se një dekadë ishte në koalicion me VMRO-DPMNE. (INA)

@tn.lajmelokale
@tetovanews