Ballina Aktualitet Lajme Protesta kundër hapjes së kazinove në Tetovë: “Mjaft na degjeneruat rininë” (VIDEO)

Protesta kundër hapjes së kazinove në Tetovë: “Mjaft na degjeneruat rininë” (VIDEO)

Qytetarët e Tetovës dhe rrethinës, kanë protestuar rrugëve të qytetit, kundër kazinove dhe bastoreve sportive. Në Tetovë, mesatarisht, në rrugën e Ilindenit dhe në Bulevardin Iliria, gati në çdo 45 metra ka nga një të tillë. Shkak i kësaj proteste ka qenë hapja e një kazinoje përballë UT-së. Protestuesit kanë kërkuar që, kazinot jo vetëm të hiqen nga sytë e nxënësve apo studentëve, por të dislokohen, së paku, 3 kilometra jashtë qytetit.

Drejt Ministrive përkatëse Ministrisë së Financave, Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së punëve të brendshme Drejtorisë së të hyrave publike dhe komunës së Tetovës. Të anulojnë punën për hapjen e kësaj kazinoje, nën dy të hartojnë një ligj që gjitha kazinot, bastoret sportive dhe lojërat tjera të fatit të largohen së paku 3 kilometra nga shtëpia e fundit e çdo vendbanimi – deklaroi Xhemal Abdiu, këshilli organizativ.

“Unë jam i mllefosur se kazinoja hapet para shtëpisë sime. Hapet në shtëpinë që dikur ishte përplot me studentë. Këtu e kemi afër edhe universitetin më të madh të shqiptarëve të Maqedonisë, edhe dy shkollat e mesme mjekësinë dhe shkollën bujqësore”.

“Është e qartë se ajo prish para së gjithash familjen dhe prishja e familjes do të thotë edhe prishje e shoqërisë dhe vendit. Kazinot nuk japin shpresë për diçka të mirë, por na e bëjnë popullatën rininë të ëndërrojnë se do kenë ndonjë të mirë pa punë.”

Protesta u përkrah edhe nga kryetarja e Tetovës Teuta Arifi. Ajo, edhe pse u kritikua nga masa për këtë fenomen që ndodh në Tetovë, është shprehur se përgjegjësia qëndron tek Ministria e Financave dhe se komuna nuk ka asnjë kompetencë mbi organizimin e lojërave të fatit.

Inspektoratet tona nku janë kompetente për të marrë vendim në këtë drejtim. Kërkesa jonë si komunë dhe si këshill komunal është që jo vetëm 100 metra nga objektet shkollore por distanca e këtyre objekteve nga gjitha objektet e interesit publik të jetë 300 metra dhe po ashtu komuna të ketë kompetencat e veta sepse nuk është paraparë në asnjë moment – tha Teuta Arifi, Kryetare e komunës së Tetovës.

Ndërkohë, zëshëm ka protestuar kundër Qeverisë edhe vet rektori i Universitetit të Tetovës Vullnet Ameti, i cili porositi politikanët tanë që të merren me këto devijime.

Apeloj organet e shtetit që të jenë serioz dhe njerëzit të jenë serioz jo vetëm të rrinë si kukulla aty, jo vetëm të vendosin nga një kollare dhe të rrinë por, këtë devijim që i bëhet shoqërisë kjo është në dëmin tonë. Jo vetëm të del këtu të protestoj sa për sy e faqe por të merr masat atje ku duhet marrë sepse është nënkryetare e partisë dhe të jetë e përgjegjshme- u shpreh Vullnet Ameti. Rektor i UT.

Në bazë të një hulumtimi të SCOOP, tregohet se kazinotë e njohura austriake Novomatik AG dhe ato Princez Grupi nga Turqia, janë gjithnjë e më shumë prezente nëpër të gjitha qytetet e Maqedonisë. Vetëm nga viti 2009 e deri më sot, nga Ministria e Financave rezulton të jenë licencuar, afërsisht 20 firma për lojëra të fatit, me rreth 70 sallone për organizimin e lojëra të pokerit. Në Tetovë dhe rrethinë rezultojnë rreth 50 kazino, dhe rreth 150 bastore sportive, kurse dyshohet se pjesa dërmuese aktivitetet e lojërave të fatit i zhvillojnë në të zezë. Me përkrahje të protestës kundër kazinove dhe bastoreve kanë dalë edhe dy partitë, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa.

Bashkim Sulejmani

@tn.lajmelokale
@tetovanews